Kuvendi mban 1 minutë heshtje në nder të ish-Senatorit amerikan, Bob Dole! Kryeparlamentarja Nikolla: Gjithë jetën ia kushtoi lirisë

Kuvendi i Shqipërisë mbajti një minutë heshtje në seancën e sotme plenare në nder të ish-Senatorit amerikan Bob Dole, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla vlerësoi rolin e tij në mbrojtje të lirisë së kombeve.

"Gjatë gjithë jetës së angazhimit të tij publik, ishte mbrojtës i spikatur i kombeve të rrezikuara. Në këtë këndvështrim një mbrojtës i madh i Kosovës. Në nderim të këtij miku të madh të Shqipërisë ju ftojmë të mbani 1 minutë heshtje", tha Nikolla.

Ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili kërkoi një minutë heshtje në nder të senatorit të ndjerë amerikan, Bob Dole, si një mik i shqiptarëve dhe kosovarëve.

"Dua të ndalem në një kërkesë drejtuar kryetares së Kuvendit, që në një moment të duhur përgjatë kësaj seance, Kuvendi të mbante një minutë heshtje në kujtim të senatorit Bob Dole, i cili për ne shqiptarët është një prej politikanëve amerikanë jo vetëm më mbështetës, por jo prej atyre mbështetësve të Pavarësisë së Kosovës, dhe që janë investuar personalisht përgjatë gjithë procesit të anëtarësimit të Kosovës. Ne do ta kujtojmë senatorin si njeriun që u angazhua shumë herë më shumë se tjerët në njohjen e Kosovës. Lidhjet e senatorit me shqiptarët filluan që më 1980, kur Kosova ishte në shtypjen e famëkeqit Millosheviç dhe ishte politikani i parë që vizitoi Kosovën në vitin 1990. Doja të kujtoja sot një mesazh që Dole ja drejtoi në atë kohë senatit, ku thoshte “Ne besojmë fuqimisht te demokracia, te liritë individuale dhe jemi kundër shkeljes së të drejtave të njeriut në Kosovë”. Më 1978, pas kthimit nga një vizitë në Kosovë, ai i bëri thirrje administratës së Presidentit Clinton, ku thoshte “Ka nga ata që thonë se gjendja në Kosovë është e ndërlikuar, në fakt gjendja është më e qartë se kurrë. Kjo është një luftë kundër civilëve dhe ne e dimë kush është përgjegjës: Sllobodan Millosheviç”. Të gjithë e dimë rolin e Dole në njohjen e Pavarësisë së Kosovës. I kërkoj dhe grupit parlamentar të PD që të jenë prezentë në vlerësim të kësaj figure të rëndësishme", tha Balla.

Ish-senatori amerikan dhe ish-kandidati për President, Bob Dole është ndarë nga jeta më 5 dhjetor në moshën 98-vjeçare. Dole u angazhua herët në politikën amerikane për Kosovën dhe luajti rol të rëndësishëm në procesin që çoi në krijimin e shtetit të pavarur. Për këtë kontribut, një bust i tij qëndron në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

K.T./J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane