Kuvendi mblidhet në 7 shtator, ja
debatet që do përplasin PD - PS

Kuvendi mblidhet në 7 shtator, ja<br />debatet që do përplasin PD - PS
Kuvendi i Shqipërisë pritet të zhvillojë seancën e parë të sesionit të ri parlamentar, të enjten e 10 gushtit. Pas një pushimi të gjatë 1 mujor, politika do t’i rikthehet rutinës së përditshme e karakterizuar nga debate dhe përplasje mes mazhorancës dhe opozitës për projektligjet në diskutim, dekretet e Presidentit, Reformën në Drejtësi, çështjen e dekriminalizimit apo reformën zgjedhore, çështje e pritet të vonojë për të marrë mendimin dhe aprovimin e Kuvendit.

Në këtë drejtim, Kuvendi do t’i çelë punimet e sesionit të ri parlamentar, me shqyrtimin dhe votimin e dekreteve të kreut të shtetit për ligjin e “Arsimit të Lartë” dhe atë për “Turizmin”. Dhe sipas paralajmërimeve të qeverisë, dekretet e Nishanit për dy projektligjet në fjalë, do të rrëzohen. 

Nga ana tjetër, opozita do të kërkojë rishqyrtimin e neneve që mendohet se bien ndesh me Kushtetutën dhe shkelin të drejtat e njeriut. Gjithsesi, pjesë e diskutimeve të këtij sesioni parlamentar do të jetë edhe projekt/buxheti i shtetit për vitin 2016-ë, i cili pritet të mbërrijë në Kuvend në muajin nëntor. 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën