Kuvendi mbyll Legjislaturën, Meta:
Jam munduar për dialog

Kuvendi mbyll Legjislaturën, Meta:<br />Jam munduar për dialog
TIRANE-Mbyllja sot e punimeve të Legjislaturës së VIII-të shënon dhe shpërndarjen e parlamentit aktual për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të 18 qershorit, nga ku do dalë Kuvendi i ri. 

Kështu Kuvendi mbylli mandatin e tij pa opozitën. Një seancë e shkurtër ku deputetët patën mundësi të përshëndeten me ata që nuk do të jenë më në shtator, ishte seance e fundit e kësaj legjislature. Për herë të fundit nga karrigia e kryetarit, pa fshehur keqardhjen për bojkotin e PD-së, Ilir Meta sqaroi se kishte synuar konsensusin, por jo gjithmonë e kishte arritur.

Në mbyllje të seancës, Ilir Meta, i zgjedhur president, por që do mbante detyrën e kryeparlamentarit deri në mbyllje të kësaj Legjislature, tha se gjate kater viteve është përpjekur t’u japë mundësi të gjithëve të kontribuojnë në dobi të debatit politik.

“Të jeni të bindur, tha ai, se sjellja ime ka qënë e orientuar drejt bashkëpunimit, duke u munduar që dialogun mazhorancë-opozitë ta sjell në dobi të vendit, për të rritur maksimalisht standardet”.

Duke falenderuar deputetet per kontributin, Meta vlerësoi punën gjatë mandatit katërvjeçar, ku spikat rritja e dinamizmit të diplomacisë parlamentare, me takimet e organizuara në Tiranë, nën kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë. Meta vecoi mbajtjen në Tiranë të Asamblesë Parlamentare të vendeve të Mesdheut, të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, por dhe aktivitete të tjera.

Po ashtu, ai u ndal tek bilanci i Kuvendit në aspektin legjislativ, ku theksoi miratimin e reformës territoriale, të reformës kushtetuese dhe ligjore për dekriminalizimin, reformën kushtetuese dhe paketën e ligjeve prioritare për sistemin e drejtësisë, që i konsideroi kryereformen e kësaj legjislature, e miratuar me konsensusin e të gjitha forcave politike, por dhe ligjin e Vettingut, ku respektimi dhe zbatimi i tij pa mëdyshje është me rëndësi për Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, theksoi Ilir Meta.

Por Kuvendi, tha Meta, ka diskutuar dhe miratuar dhe një numër të madh ligjesh që kanë synuar përmirësimin në aspektin social, por dhe ekonomik, etj.

Detyrimi i Kuvendit, tha ai, ishte përfundimi i reformës zgjedhore, si garancia per zgjedhje të lira e të ndershme, por për fat të keq komisioni i posacem nuk gjeti gjuhën e dialogut për ta miratuar ate me konsensus.

Në mbyllje të seancës të fundit për këtë Legjislaturë, Meta shtroi koktejl për deputetët, kuptohet që mungoi opozita e cila prej më shumë se dy muajsh ndodhet në protestë.

Meta koktejl me deputetët
Në mbyllje të seancës të fundit për këtë Legjislaturë, Ilir Meta shtroi koktejl për deputetët.
Duke lënë pas sherret e ashpra të 4 viteve,deputetë të PS, LSI e PDIU LSI, ata që janë dhe nuk janë në listat e ardhshme festuan në pritjen e lamtumirës që Ilir Meta kishte shtruar për ta.
Kuptohet që mungoi opozita e cila prej më shumë se dy muajsh ndodhet në protestë

[gallery]22097[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Athinë, Greqia apelon për ndihmë ndërkombëtare

Zjarret në Athinë, Greqia apelon për ndihmë ndërkombëtare