Gjatë gjithë seancës Berisha këmbënguli disa herë për ta votuar megjithëse amnistia fiskale nuk ishte kërkesë e BE-së. Në replikë deputeti i PS-së Tahiri tha se Berisha nëse do e bënte amnistinë ta kishte bërë 8 vite më parë pa i mbushur me borxhe dhe gjoba bizneset.
ORA 14:10 PD VOTON AMINISTINE FISKALE ME 67 VOTA PRO, OPOZITA S’E VOTON
PD miratoi me 67 vota pro shtyrjen e afatit të ligjor të faljes së borxheve tatimore e doganore deri më 31 dhjetor 2013. Opozita nuk e votoi. Maxhoranca propozoi miratimin e ligjit për amnisti të plotë ku përfshiheshin përvec faljes së gjobave edhe legalizimi i aseteve, kapitaleve, etj, por nuk gjeti konsensusin e opozitës.
ORA 14:07 MIRATOHET PAKETA E BRUKSELIT ME 100 VOTA PRO
Me 100 vota pro, asnjë kundër Kuvendi miratoi paketën e Brukselit që ka të bëjë me statusin e deputetët.
"S'e kuptoj pse e bllokuat për të marrë statusin e vendit kandidat"- u tha Topalli duke iu drejtuar opozitës.
Ora 14:05 MIRATOHET REFORMA PARLAMENTARE 108 VOTA PRO
ORA 14:00 VOTOHET PR/LIGJI I NEPUNESIT CIVIL, ME 107 VOTA PRO, 2 ABSTENIM
Para se të hidhet në votim Pr/ligji "Për nëpunësin civil", deputeti i PS-së Taulant Balla kërkoi të saktësohet që ligjet të hyjnë në fuqi më 1 tetor 2013, siç është dhe kushti i opozitës. Kërkesa u pranua. Pr/ligji ishte një nga 12 rekomandimet e Bashkimit Europian, në kuadër të strategjisë për reformën në administratën publike.
ORA 13:57 PR/LIGJI PER GJYKATEN E LARTE, 108 VOTA PRO, 1 ABSTENIM
"Ju kisha thënë vetëm 3 sekonda”- tha Topalli, duke iu drejtuar opozitës, pas miratimit i cili u shoqërua me duartrokitje.
ORA 13:52: Hidhen në votim 3 ligjet
ORA 13:50 BERISHA: LIGJET DO I VOTOJME, POR MIRE ESHTE TE VOTOJME DHE AMINISTINE
"Do i votojmë 3 ligjet se shohim realizimin kërkesës tonë 236 ditore. Megjithatë seanca është thirrur për 3 ligjet kam kërkuar votim edhe aministinë. Këto nuk kushtëzojnë njëra tjetrën, por një gjest fisnik sepse seancë tjetër nuk thërras.”- tha Berisha.
Duke iu referuar propogandës elektorale nga administrata, Berisha tha: "Ishte një mësuese socialiste e cila bënte propagandë, shko e pyesni. Ky është pluralizëm. Ky është standardi im. Ndërsa ai mesazhe, fatlumja që nuk ishte në selinë PS se do pësonte atë që ka pësuar ai tjetri në Vjenë. Shko në Vlorë le të marë Gjika të gjithë punonjësit e bashkisë të bëjë fushatë. Po ka standard i ri, i cili nuk mund të përdorë fonde publike për fushatë. Kryeministri udhëton me një makinë të marrë me qera. Fondet duhet të jenë ato që votoni për partitë dhe asnjë tjetër."
ORA 13:40 PATOZI: “FALEMINDERIT ILIR META QË E NXORRE NË PRITË EDI RAMËN"
“Faleminderit Ilir Meta që e nxore ne pritë Edi Ramën, me dashje apo pa dashje. Të kemi kundërshtar, por ti u bërë shkak për të mbledhur këtë seancë ku çdo shqiptar do të dalë i fituar përveç Edi Ramës. Ilir Metën mund të akuzoj për 1 mijë gjëra, por jo se ka penguar integrimin, se ka pasur të njëjtin qëndrim si para dhe pas ‘darkës së ngjalave’ dhe marrëveshjes së 1 prillit.
ORA 13:30 TAHIRI PS: TI I MBYTE ME BORXHE, AMNISTINE E VERTETE DO E BEJME NE PAS 23 QERSHORIT
Deputeti i PS-së duke iu përgjigjur Berishës se administrata është e lirë të bëjë fushatë deklaroi se të gjithë ata do pushohen nga puna, ndërsa do hyjnë në punë ata që u shkarkuan se s'pranuan të bënin fushatë. Tahiri tha se Berisha nëse do e bënte amnistinë ta kishte bërë 8 vite më parë pa i mbushur me borxhe dhe gjoba dhe garantoi se aministinë e vërtetë fiskale do ebëjë PS dhe koalicioni qeverisës pas zgjedhjeve 2013.
"Nëse do të jesh fisnik me sipërmarrësit e biznesit ta kishe menduar 8 vjet më parë. Pa u mbushur me borxhe që si ke paguar ende, dhe ti konsiderosh si lopë që i vjel kur është fushatë. Ta them tani dhe mbaje mend në emër tim e koalicionit qeverisës: Punonjësit e sotëm që marrim guximin të bëjnë fushatë elektorale dhe detyrojnë të bëjnë fushatë do largohen nga puna dhe të gjithë ata që sot janë të kërcënuar prej teje me kërcënimin partiak o sillni vota ose do ikni, nesër do jetë io pari që do kthehet. Pas 23 qershorit çdo gjobë që vihet sot ndaj sipërmarësve sepse nuk bëjnë fushtatën që do ti dhe që nuk milen prej teje pas 23 qeshorit ato gjoba do anulohen dhe pas 23 qershorit do bëhet realitet me programin tonë për biznesin e vogël dhe të madh. Dhe taksën e biznesit të vogël do e heqim."
ORA 13:25 BERISHA KËMBËNGUL: TA VOTOJME AMNISTINE SE SEANCE TJETER NUK THERRAS ME
Në orën 13: 25 u mbyll diskutimi për 3 ligjet dhe kaloi në diskutim për paketën e Aministisë Fiskale. Berisha sërish këmbëngul në miratimin e Amnistisë.
“Do flas shkurt se kam dhe 3 takime elektorale. Edhe një herë them ta mbyllim me një akt fisnik. Amnistia është dëshmi e zemërgjerësisë e fisnikërisë së legjislativit. Do ishte shans i madh se seancë tjetër nuk thërras më të mbyllim së bashku duke votuar aktin aministisë. Dëshmi e fisnikërisë. Presim ta kalojmë në votim”.
ORA 13: 20 TAHIRI: FORMULAR NE ADMINISTRATE
Tahiri: Se meqë Bushati nuk e mbaroi fjalën e tij. Jemi krenarë për baballarët tanë, por ke zili ti zoti kryeministër, se nuk je prind ti je shërbëtor i fëmijëve të tu vulën ta mbajnë ata dhe punët e qeverisë ti bëjnë ata. Gjyshin ‘full time’ e bën se u tregon përralla shqiptarëve, je ‘full time’ baba se paratë për ta i bën, deri më 23 qershor aq do zgjasë. Nëse ke hallin e rivaliteteve në opozitë ke të drejtë, e kemi rivalitet, Meta thotë se do e marrësh karrigen falas, ne duam ta japim me 1 euro, për këtë po hahemi. Kam këtu një email ku thotë se Ermira Mustafaj, drejtoresh në METE, ku u kërkon adminstratës që të japin emrat për votim nëpërmjet një formulari.
Berisha: Ai nuk është një formular kontrabande as një formularë dogane është thjesht një formular për adminnistratën. Unë e përgëzoj znj.Ermira për këtë gjest. Ti Majko të ka sjellë për kurban në Tiranë, kur s’të votojë Maliqi do të votojë Tirana ty, mos më thuaj mua. Ne nuk kemi normat e autobusit mavi. Sot janë normat e lirisë, standardet e saj.
ORA 13:00 REPLIKON BUSHATI ME BERISHEN: JE CERTIFIKUAR SI KRYEMINISTRI PINOK
Bushati: "Por sigurisht kur im atë sipas teje vinte tela me gjemba, ti bëje doktorin tek bllokmenët e diktaturës. Je certifikuar si kryeministri pinok. Nga 1469 të gjithë familjes time CV është e pastër. "
Topalli: Që ke një CV të rëndësishme është absolutisht e vëretë. Baba jot ishte i xhembave, telave dhe internimeve dhe i biri i tij të kërkoje të falur.
ORA 12: 37 BERISHA REPLIKON ME BUSHATIN E KEMBENGUL VOTONI AMINISTINE
Nuk pëlqej të bëj personalizime, por ke shtruar një pyetje thelbësore, pse nuk jemi ku është Bullgaria, Kroacia, Rumania, por përgjigjen më të shkëlqyer mund ta japë Sul Bushati, (Dëgjohet një deputet i PS-së:Ke ik), që kur të kthehesh në shtëpi do të thotë ty, “i dashur djalë, kur kroatat lëvizinin pa viza në Evropë, neve rrethonim Shqipërinë me tela me gjemba, kur Titoja i shkatërroi kooperativat ne i bëmë qytetarët të vdesin urie, kur vendet që përmende u hapën nga bota ne botuam vepra ku shpallëm Stalinin si gjeniun e njerëzimit, pra këto janë vetëm disa nga përgjigjet që ti jep babai.Nëse ju e votoni këtë ligj për shkak të rivaliteteve të tmerrshëm të brendshme të jeni të sigurtë se ky votim ju përvëlon, por ju do ta bëni se besoni se mund të lani sytë me ujin e pellgut të zi. Ju përdorni moton se 4 vjet s’ka ndodhur asgjë e mirë. Dhe kjo është vetëm motoja e autobusit. Fole për statusin. Ku e cuat Fierin, a e kuptuat se po bëhet luftë për kryetarin e PS. Ky është investim për postin e PS, por mua nuk më interson fare. Këtu do jemi. I bindur të jesh se qëndrimeve të mia i dal zot dhe nuk kam kurrë qëllime të këqija të mijat i kam cështje të hapura"- tha Berisha.
Duke folur për liberalizimin e vizave me SHBA-në Berisha tha:
"Ka muaj që po punoj për këtë cështje. Mësojeni. Nuk them se është proces i thjeshtë dhe nuk e do kërkoja kurrë pa patur bazë. Kam 20 vjet që takoj dijetarë të europës e botë dhe në kulturën time s’kërkoj gjë që s’na takon. Kam muaj që punoj dhe jam optimist, dhe po punojnë të gjithë degët atje. Po e them dhe njëherë do fitojmë liberalizimin e vizave me SHBA, po ju do votoni, ju do të loboni, pse keni këtë negativizëm. Nuk shkon kjo punë. Për hir të aleancës do të thoshte gjobat e 1 prillit.Ju si të dëshironi ne ligjet do i votojmë, por unë them amnistinë ta votoni"
ORA 12:38 BUSHATI i PS: TRE LIGJET SKANE LIDHJE ME AMINISTINE, KERKO TE FALUR
Deputeti i PD-së Ditmir Bushati tha se 3 ligjet nuk kanë lidhje me aministinë.
“Jeni i vetmi që nuk i drejtoheni parlamentit në këmbë, por ulur. Jemi në një situatë kakofonie, ku kryeministri tenton të ngatërrojë dy cështje që nuk kanë lidhje me njëra tjetrën, atë të 3 ligjeve dhe të amnistisë. Jemi këtu për ti dhënë një mundësi të gjithë shqiptarëve administratën publike të munguar dhe rregulloren e re të parlamentit që të mos i ngjajë këtij të sotmit, nuk duam që progres raporti të kritikojë kryetaren e Kuvendit. Filloni vetë të kërkoni faljen sepse nga 23 vite nga rënia e regjimit komunisti ju 13 i keni dominuar. A nuk do të ishit mirë që të kërkonit falje?! Keni qeverisur këtë vend për 13 vjet dhe nisni të kërkoni faljen nga vetja. Çfarë i thoni ju mbesave kur ju pyesin pse Shqipëria nuk është Bullgari apo Kroaci, por është në vende që janë në protektorat kombëtar, kjo tregon shenje burrërie. Kjo nuk është për të kënaqur Fyle, as për premtuar viza me Amerikën, si të premtosh qiqra në hell, fokusohemi te cështjet e ditës, tre ligjet si kompromis i ofruar nga Meta që e falënderoj, zgjedhjet do e japin verdiktin për të gjithë ne. Duam të miratojmë këto ligje. Jeni qeveria e parë që futët vendin në një kurs antiperëndimor, që vazhdoni të mashtroni publikun me cështje fondesh”- tha Bushati.
ORA 12:28 BERISHA E KUSHTEZON ME AMNISTINE
Nis seanca parlamentare. Kryeministri Berisha akuzon opozitën se kanë shkelmuar interesat e shqiptarëve duke mos i votuar këto 3 ligje.
“Shkaku themelor i thirrjes së parlamentit është votimi i tre ligjeve. Kursejmë 6 mln euro pasi u humbën qindra mlm euro nga shkelmimi i opozitës. Ata të cilët shkelmuan 3 ligjet krijuan një pellg të zi me ujin e të cilit po lajnë fytyrën. Nëse i kërkoni të falur për shkelmim të interesave të tyre unë nuk i kam asnjë koment. Nëse ju i votoni këtë ligj për shkak të konflikteve brendshme të jeni të sigurtë se ky ligj do tju përvëlojë. Besoni se mund të lani sytë me ujin e pellgut të zi."
ORA 12:10 MAJKO, TË KANË BËRË KURBAN NË TIRANË
Kryeministri sulmoi Ramen, ndërsa e akuzoi se ka vënë Majkon të parin në listën e kandidatëve te Tiranes, pasi do humbë.
"Zoti Majko, ja ky është kryeqyteti i biznesit, i cili pret që atë që nuk e bëmë se nuk thatë votat, kur votuam amnistinë e 100-vjetorit ta bëjmë sot. Po harroje t’u trokasësh ndonjë ditë në dyqan bizneseve, po nuk e bëmë. Pse e merrni me inat këtë ju? Nuk merret me inat, votohet amnistia. Kryetari juaj premton, është politikan kioskë, e fut dhe kioskën në autobus. Do fal thotë gjobat e 1 marsit e këtej. Po pse jo nga 1 janari e këtej? Çfarë ka ndodhur nga marsi e këtej? Ta votojmë amnistinë si një akt serioz i shtetit. Nuk keni shkak të refuzoni amnistinë. Çfarë do t’u thuash biznesmenëve të Tiranës, që kanë punësuar qindra e mijëra vetë, atyre të Elbasanit jepini aministinë, se atë tunel s’ke për ta marrë kurrë. Shteti ndëshkon, shteti fal. Hajde amnisti totale! Ty Majko të ka sjellë për kurban në Tiranë, se kur s’të votoi Maliqi do të të votojë Tirana ty?!”, i tha kryeministri Pandeli Majkos, i pranishëm në sallë.
ORA 12:05 ZOTI BLUSHI, KU E KENI FIERIN? MERRNI KOHEN QE JU DUHET E VOTONI AMNISTINE
"Zoti Blushi, ku është Fieri? Më thuaj pak ku e ke Fierin? Ja pra, ku jeni ju. A jeni ngritur mbi 30 herë këtu e keni thënë: “Fieri”, “Fieri”, e bëtë njëlloj si Dushku dikur. Shkoni i kërkoni të falur qytetarëve të ndershëm të Fierit. Ja ku janë kamerat, po regjistrojnë. Bëjeni që këtu. Kërkojini të falur. Nuk e bëni", tha Berisha.
"Çfarë do t’u thuash biznesmenëve të Korçës, që nuk voton sot aministinë. S’ka gjë partiake. Kryetari premtoi heqjen e gjobave nga 1 marsi, po le t’i bëjmë qytetarët të barabartë. Pse vini me paragjykime, me partishmëri. Keni nevojë për konsultime njëri me tjetrin. Merrni kohën që ju duhet. Nuk keni tëdrejtë. Si mudn të shkosh në Lezhë e t’u thuash biznesmenëve. Vali ti ia ke lënë në dorë Koços ligjin amnistisë. Shih rrugën e Qeparoit, si ua mori paratë fshatarëve,paratë e qeverisë dhe s’ua bëri rrugën. A keni nevojë për mbledhje grupi. S’keni as Gramozin. Keni nevojë për mbledhjeme aleatët?
Nga një anë na akuzoi se kanë shkuar gjobat majtas. Hajde t’i falim. Shteti fal. Si do t’u dilni biznesmenëve para. Për inat të Sali Berishës më lanë të gjobitur. A thoni se janë gjobitur socialistët. Hajde votojmë për heqjen e gjobës. Për shumicën tuaj është rasti i fundit, që mund të votoni për një amnisti", tha Berisha.
Ora 11:30 10 MINUTA PUSHIM, PS MBLEDH GRUPIN, DO VENDOSET QENDRIMI I PS
Nis seanca parlamentare. Pasi kryetarja e Parlamentit lexoi kërkesën e dorëzuar nga kryeministri për të mbledhur parlamentin, deputeti i PS-së Taulant Balla kërkoi shtyrjen e seancës për 10 minuta për tu mbledhur Grupi PS, pasi do të bëjnë publik qëndrimin e grupit për ligjet e hedhura sot për votim.
Deputeti Taluant Balla në emër të grupit parlamentar kërkoi të vërë në dijeni se në rendin e ditës, dy pr/ligje atë për organizimin e Gjykatës së Lartë dhe atë të Nëpunësit Civil janë vetëm për votim dhe se duhej deklaruar qëndrimi i partive.
Balla: “Kjo do të thotë që për shprehje të vullnetit politik, duhet të kishte diskutim në emër të grupeve parlamentare të paktën për këto 2 pr/ligje.
Dua 10 minuta pushim për mbledhjen e Grupit PS.”
Topalli: Përsëri kërkoni kohë. Ok ju respektojmë.
Edhe një herë, është e vërtetë që kanë qenë vetëm për tu votuar në rend dite. Si kryetare e kuvendit kam shfrytëzuar një hapësirë e të time. Unë nuk i kam hedhur në votim që të mos mbeteshin jashtë rendit të ditës. Për qëndrimin grupeve 3 minuta kohë
ORA 11:00 SEQUI NE KUVEND QE NE 10:00, SEANCA ENDE SKA NISUR
"Deputetët janë korridoreve dhe ambienteve të jashtme. Pritet të vijë dhe kryeministri. Ndërkohë ambasadori i BE-së Sequi korrekt si ndërkombëtarët ka mbërritur në orën 10:00 në Kuvend për të ndjekur seancën. “- informon Joniada Koçi, gazetarja e Tv A1 Report në një lidhje direkte televizive nga oborri i Parlamentit në orën 11:00. Mes deputetëve që pritet të jenë në këtë seancë të jashtëzakonshme është Fatos Hoxha, Viktor Gumi, dy deputetët e PD-së të cilët tashmë janë lënë jashtë listave
Redkasi Online
(sg/shqiptarja.com)