Pas rreth një muaji diskutimesh në komisionet parlamentare pa pranine e opozites, buxheti bashke me paketen fiskale u paraqitën Parlamentit në seancë plenare. Nga foltorja e kuvendit kryeministri Edi Rama për herë të parë njoftoi se do të gjendet një mekanizëm i ri për shlyerjen e borxheve që familjet shqiptare i kanë kompanisë së shpërndarjes së energjisë. Gjatë diskutimit të paketës fiskale dhe buxhetit në Kuvend, kryeministri ribëri me dije se asnjë detyrim nuk do të falet, por do të gjenden rrugë lehtësuese për ata që nuk kanë mundësi t’i paguajnë menjëherë.
“Nuk asnjë tërheqje, nuk ka asnjë falje, nuk ka asnjë lëvizje nga rruga jonë për të mbledhur mbrapsht të gjitha detyrimet që i kanë sektorit energjitik të gjithë ata që kanë bërë pallë në kuriz të të tjerëve. Ne do të ndërtojmë një mekanizëm lehtësues të pagesave për qytetarët, por do jetë një mekanizëm që në të gjitha rastet do favorizojë pagimin, jo mos pagimin. Do favorizojë ngutjen drejt arkës, jo futja gjumit se kemi kohë për të paguar, do favorizojë ata që janë gati të japin më shumë në momentin e parë”, deklaroi Rama.
Kryeministri Edi Rama, iu është përgjigjur akuzave të opozitës se ekonomia e vendit është në gjendje të mjerueshme dhe se kjo qeveri ka rritur taksat. Shefi i qeverisë tha se po bëhet propagandë me rritjen e taksave, kur në të vërtetë taksat janë ulur për 97% të shqiptarëve, të cilët kanë përfituar nga kjo ulje. Rama tha se janë rritur vetëm tre taksa, taksa e naftës me 10 lekë, ajo e duhanit si dhe taksat e depozitave, për të cilat sipas tij nuk do të kenë asnjë ndikim në xhepat e qytetarëve. Ndër të tjera shefi qeverisë lajmëroi sërish rritje të akcizës së duhanit.
“Ka një ngulmimi propagandistik se në Shqipëri janë rritur tasat. Viti që po mbyllet është viti i parë pas një periudhe të gjatë stresi dhe përkuljeje të shumicës dërrmuese të shqiptarëve kur ishte taksa e sheshtë, 97 % e shqiptarëve kanë përfiutuar nga ulja e taskave. Është viti i parë që qytetarët kanë përfituar. Një polic në vend që të trajtohej si biznesmen ka përfituar më shumë se në qeverisjen e mëparshme, ashtu dhe një mjek. Thirrja për të rikthyer taksën e sheshtë, është për t’iu hequr këto përftime këtyre kategorive. E ky fitim është mbi 200 mijë lekë. Kush flet për rritje taksash ka një problem. Ata që flasin për rritje taksash kanë një parim, shpif-shpif se diçka do mbetete. E të tjerët janë ata që spaguajnë taksat”, deklaroi Rama.
Për të gjitha këto reforma Rama tha se do t’i shkojë deri në fund.
Rama: Janë rritur tre taksa, e ulur 15 të tjera
Shefi i qeverisë sqaroi dhe tre taksat e rritura. Sipas tij është rritur me 10 lekë taksa për naftën, taksa për duhanin ( edhe njëherë Rama tha se do të rritet sërish) si dhe taksa për depozitat. Kryeministri Rama tha se janë ulur 15 taksa të tjera që ndikojnë në nxitjen e prodhimit.
“Është rritur 10 lekë taksa për naftën, e vjen si nevojë për të mos cënuar asnjë qindarkë xhepin e këtyre kategorive, por mblidhet për rilindjen urbane dhe mjedisin. Në këtë sallë kur u vu 10 lekë më shumë për naftën, u fol për fundin se do ngeleshin anijet këtu, u fol dhe për fundin e prodhimit të bukës. Ajo që ndodhi është e kundërta, sot çmimi i naftës ka rënë nga 10-60 lekë. Kjo taksë nuk do ketë asnjë lloj impakti në ekonomi, por një impakt real në ekonomi. Kemi rritur taksën e duhanit, do ta rrisim prapë. Jemi haptazi, prerazi kundër konsumatorëve të duhanit. Duam që ata që konsumojnë dunanin të shkëputen nga ky ves. Kemi rritur një taks, ku 97 % e popullisisë duhet t’a përshëndesë, taksën e depozitës, në menyrë që lekët që flenë në banka të kthehen në financime. Është një taksë, e cila kush nuk do ta paguajë të kthehet në një invesim për ekonoinë. Kush janë këto taska të rritura që po i marrin frymën njerëzve? Janë ulur 15 taksa që ndikojnë në nxitjen e prodhimit. Që lehtësojnë sipërmarrësit dhe fermerët. 15 taksa që duke u ulur çlirojnë frymëmarrjen e sipërmarjes”, deklaroi Rama. Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama
Rama: Me votën e 23 qershorit s'ka rritje të çmimeve
Një tjetër pikë e fjalimit të kryeministrit Rama në Kuvend ishin dhe akuzat e opozitës për rritjen e cmimieve. Numri një i qeverisë dhe se që nga ushqimet e shportës e deri tek ilaçet janë ulur çmimet.
“Ka një propagandë se janë rritur çmimet, nuk është e vërtetë, por është e kundërta. Ka rënie të çmimeve dhe madje një rrezik për deflacionin. Nga ushqimet bazë deri tek ilaçet janë me ulje. Hoqëm TVSH-në për ilaçet dhe kjo soli një rënie të ilaceve me 6.5 % dhe shpenzimet spitalore ne 8.7%. Kemi një rritje të ndjeshme të konsumit, që do të thotë rritje e fuqisë blerëse. Askush nuk mund të na thotë që me votën e 23 qershorit janë rritur taksat, apo janë rritur çmimet. Askush nuk mund të thotë se me votën e 23 qershorit janë rritur çmimet e ilaçeve”, tha Rama.
Rama: 81 mijë të punësuar, po lajmë borxhet
Sa i përket numrit të të punësuarve, rama theksoi edhe një herë se janë 81 mijë. Ai tha se kjo shifër jepet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, duke përmendur këtu dhe një tjetër fakt që në krye është drejtori që nga koha e qeverisë së kaluar. Kryeministri tha se kjo qeveri po shlyen borxhet ( 720 milionë dollarë borxhe) e ndërsa dhe FMN ka miratuar programin ekonomik të qeverisë. Nga ana tjetër, ai ka vlerësuar maksimalisht punën e Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, dhe tatimeve, duke e cilësuar këtë arritje si një punë të shkëlqyer.
“Instituti i Sigurimeve Shoqërore me drejtuesit që ka pasur jep shifrën e regjistrimit të 81 mijë të vendeve të punës. Nuk flasim për të punësuar që ne i shofim në ëndërra, por të punësuar real. Shumë punonjës janë shkëputur nga dhënia e punës në të zezë. Duke hapur një system të ri të zyrave të punës, ku janë punësuar me mijera, është rritur dhe regjistrimi. Njerëzit kanë fituar besim se duke vajtur tek zyra mund të gjesh një punë. Jemi ne të parët që i kemi njohur sipërmarjes barazinë me shtetit. Po shlyejmë borxhet që na i lanë aty tek dera, kur erdhëm bëmë betimin.720 milionë dollarë borxhe kemi filluar t’i shlyejmë një më një. Pas auditi të FMN kemi marrë dhe dritën jeshile të vazhojmë, nuk ka pasur shlyerje borxhi në mënyrë klienteliste. Këto janë hapa që flasin qatrë se në çfarë rruge jemi. Flasin qartë dhe raportet e BB, FMN dhe BERZH”, deklaroi Rama.
Rama: Kontratë me bankat e nivelit të II për shlyrjen e borxhit
Kryeministri Rama theksoi se reforma në sistemin energjetik ka dhënë efekte pozitive dhe se i ka hapur rrugë liberalizimit të tregut. Ai tha se ky operacion ndan Shqipërinë nga hajdutët e energjisë.
“Kjo rrugë nuk është ti hedhim parfum, as ta pudrosim që të duket bukur, as ta mbajmë me aspirina, as të shtojmë ndonjë tetraciklina. Kjo rrugë është intensive. Një arritje të parë konkrete të operacionit për ta ndarë Shqipërinë nga hajdutët e energjisë. Kemi futur në vijë një bashkërendim forcash me bankat e nivelit të dytë për të shlyer një borxh dramatik që nuk është përfshirë në listën e borxheve të cituara më lart, është borxhi ndaj sipërmarrësve dhe prodhuesve privat të energjisë. 60 milionë euro. Bankat e nivelit të dytë kanë ardhur kanë takuar ministrin e Energjisë dhe kanë kërkuar konfirmim nga qeveria për mos ndalojnë këtë operacion dhe në këtë mënyrë të disbursojnë 30 milionë euro për të shlyer prodhuesit privat. Është fillimi i uljes së çmimit nga prodhimi vendas dhe vendosja e prodhimit vendas në funksion të liberalizimit të tregut. Shqipëria plaçkë e madhe oburra kush të marrë ndonjë copë duke e pushtetëruar. Kjo epokë ka marrë fund. Nuk jemi këtu për ta kthyer mbrapa por jemi këtu për ta udhëhequr,”- theksoi Rama.
Braçe: Paketa fiskale mbështet prodhimin vendas
Kryetari i Komisionit të Eknomisë dhe Financave, Erjon Braçe duke folur në Kuvend, tha se paketa fiskale e paraqitur nga qeveria ka në thelb të saj të gjitha masat për mbështetjen e prodhimit vendas për t’u rikthyer edhe një herë tek favoret fiskale për prodhimin në industrinë e rëndë, në manifaktura, në bujqësi, në peshkim dhe në përpunim të mineraleve dhe të produkteve të tjera për industrinë vendase.
Duke folur për ndryshimet në ligjin për të ardhurat personale, Braçe tha se projektligji krijon disa lehtësi për pensionet vullnetare, si shtylla e dytë e rëndësishme e reformës së pensioneve. “Janë 36 milionë dollarë më tepër në skemën e sigurimeve shoqërore, pikërisht për shkak të rritjes së personave të regjistruar si të punësuar”, deklaroi Braçe.
Per here te pare, tha ai, numri i kontribuesve eshte me i madh se ai i perfituesve.
Duke iu referuar propozimeve të opozitës një ditë më parë për rikthimin e taksës së sheshtë, z. Braçe tha se po ta marrim parasysh këtë propozim, 95 % të shqiptarëve qe përfituan nga taksimi progresiv do të paguajnë më tepër.
Po ashtu, Braçe informoi Kuvendin edhe për disa amendime që i janë bërë paketës fiskale gjatë diskutimeve në Komision. Sipas Braçes, komisioni propozon mos heqjen e akcizës për pijet energjike, por ulja e nivelit të saj nga 50 në 30 lekë/litri. Ndërsa, ndryshimi i dytë ishte ai që e shtrin uljen e rentës minerare, jo vetëm për kromin që përpunohet në vend siç propozon qeveria, por edhe mineralet e tjera te metalit.
Nga ana tjetër, ai tha se është rritur taksa e qarkullimit me 10 lek /litri, ndërsa iu kërkoi autoriteteve marrjen e masave në mënyrë që të reflektohet edhe në tregun vendas ulja e çmimit të karburanteve në tregjet e karburanteve.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)