Kuvendi miraton disa projekligje
të rëndësishme, abstenon opozita 

Kuvendi miraton disa projekligje<br />të rëndësishme, abstenon opozita 
Kuvendi miratoi të enjten në mbrëmje disa projektligje dhe marrëveshje të rëndësishme kuu vu re abstenimi i opozitës dhe në miratimin e ligjit të ndryshuar për Pasuritë e Paluajtshme abstenimi i deputetit Erjon Braçe.

Me 71 vota pro, 2 vota kunder dhe 38 abstenime deputetet miratuan disa ndryshime në ligjin “Për transformimin e ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri tregtare”.

Krahas tij, u miratua me 109 vota pro, asnje kunder dhe nje abstenim ndryshimet në ligjin “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”;  me 72 vota pro, 1 kunder dhe 39 abstenime ndryshimet në ligjin “Për transportet rrugore”.

Ndërkohe u miratua dhe ratifikimi i dy marrëveshjeve me palën gjermane, ajo ‘për bashkëpunimin kulturor’ me 108 vota pro, asnje kunder, asnje abstenim dhe me KFE Frankfurt Am Main, për financimin e Programit “Infrastruktura bashkiake’ për furnizimin me ujë dhe kanalizime të disa qyteteve të vendit, me 111 vota pro, asnje kunder dhe asnje abstenim.

Me 111 vota parlamenti miratoi gjithashtu pr/vendimin për ngritjen e komisionit hetimor për bazën e te dhenave tatimore.

Seanca e sotme plenare u shoqërua me debate të forta mes palëve rreth projektligjit “Për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit”(BKH). Maxhoranca mbrojti draftin e miratuar të mërkurën në Këshillin e Ministrave, i cili, sipas saj, është i dakortësuar me Partinë Demokratike dhe partnerët ndërkombëtarë.

Ndërsa për opozitën varianti i propozuar nga qeveria për krijimin e Byrosë së Hetimit nuk ka pëlqimin e saj, pasi nuk merr parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Pr/ligji, i shumëdebatuar javët e fundit, e trajton Byronë e Hetimit si një strukturë të veçantë pranë Policisë së Shtetit, me objekt luftën kundër korrupsionit dhe krimit, në radhët e zyrtarëve të lartë. /atsh

Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Protestat, një 'rreshtore' e re për PD

Mero Baze: Protestat, një 'rreshtore' e re për PD