Kuvendi në seancë plenare)Foto Arkiv)
TIRANË, 19 Qershor/ATSH/.- Kuvendi i Shqipërisë me votat e mazhorancës miratoi të enjten dy marëveshje në fushën e tatimeve, që kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e aktiviteteve të shoqërive dhe personave.
Me 74 vota deputetët ratifikuan marrëveshjen ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj të Emirateve të Bashkuara Arabe për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat dhe kapitalin. Ndërsa, me 73 vota u miratua ratifikimi i marrëveshjes në fushën e tatimeve me qeverinë e Republikës së Kosovës.
/a.s//a.ke/
/Shqiptarja.com