Kuvendi miraton kalendarin e punës, më 24 korrik zhvillohet seanca për betimin e Presidentit të ri të vendit Bajram Begaj

Kuvendi miraton kalendarin e punës, më 24 korrik zhvillohet seanca për betimin e Presidentit të ri të vendit Bajram Begaj

Bajram Begaj në Kuvend, në seancën kur u zgjodh President

TIRANË-Konferenca e Kryetarëve të Kuvendit ka miratuar sot punës për periudhën 4 – 29 korrik 2022 dhe kalendarin e të punimeve të Kuvendit për periudhën 11 – 29 korrik 2022. Mbledhja vendosi zhvillimin e seancave plenare më 14, 21 dhe 24 korrik 2022.  24 korriku është data e seancës së posaçme për betimin e Presidentit të ri të vendit, Bajram Begaj.

Mbledhja vendosi gjithashtu t’i propozojë seancës plenare shtyrjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrative-Territoriale në Republikën e  Shqipërisë deri në 30 shtator 2022.

Kujtojmë se Bajram Begaj u zgjodh President në raundin e katërt të votimit, ku mori 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Bajram Begës i duheshin 71 vota në këtë raund të katër, teksa ai arriti që të merrte 7 vota më shumë. Ish-shefi i shtabit ka marrë edhe 1 votë nga opozita. Bajram Begaj bëhet presidenti i 8-të i vendit të Shqipërisë post komuniste dhe i 3-ti që vjen nga radhët e ushtrisë, pas Alfred Moisiut dhe të ndjerit Bujar Nishani. 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën