TIRANË - Kuvendi miratoi të enjten me 90 vota pro, asnje kunder, asnje abstenim disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për koncesionet dhe partneritetin publik e privat”. Këto ndryshime synojnë reduktimin e procedurave për dhënien e një partneriteti publik privat, duke eliminuar procedurat e tepërta në fazën përgatitore.
Kuvendi miratoi të enjten me 93 vota krijimin e komisionit te posaçëm për reformën në drejtësi.
Vendimi jetëson marrëveshjen e arritur tre ditë mëe parë mes maxhorances dhe opozites, ku kjo e fundit vendosi të thyeje bojkotin dhe t’i bashkohet reformës në drejtësi, falë dhe ndërmjetësimit të ndërkombëtarëve.
Sipas marrëveshjes së arritur mes palëve, komisioni do të ketë paritet në përbërjen e tij, ku pesë anëtarë i takojnë maxhorancës: Fatmir Xhafaj (Kryetar) dhe anëtarë, Pandeli Majko, Vasilika Hysi, Ulsi Manja, Spartak Braho dhe Vexhi Muçmata, ndërsa pesë anëtarë i takojnë opozitës:Eduard Halimi (nënkryetar), Arben Ristani, Genc Strazimiri, Oerd Bylykbashi dhe Fatmir Mediu, anetare.
Gjatë seancës së sotme u miratua me 92 vota, asnje kunder asnje abstenim disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin “per kujdesin shendetesor”; ndersa me 75 vota pro dhe 17 kunder u miratua ratifikimi i marrëveshjes së shërbimit këshillimor financiar ndërmjet palës shqiptare dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare.
Gjithashtu, deputetet miratuan me 93 vota, pro, asnje kunder dhe asnje abstenim ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes kuadër të huasë, ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, për projektin e rehabilitimit të spitalit rajonal të Shkodrës, faza e tretë.
Kuvendi miratoi te ennjten me 85 vota pro, asnje kunder dhe 1 abstenim zgjedhjen e Valentina Leskajt në postin e nënkryetarit të ri të parlamentit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com