Kuvendi miratoi gjithashtu me 81 vota edhe lirimin nga detyra të ish-anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të BSH, Ardian Civici.
Ndryshimet në ligjin e Kodit Rrugor, dy pr/ligjet për tokën bujqësore, janë disa nga pikat e rëndësishme të rendit të ditës së seancës së sotme, të cilat u miratuan me 84 vota. Ndërsa projektligji “Për disiplinën në ushtri” u miratua me 83 vota.
Me interes janë dhe ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, ato në ligjin “Për Gjykatën e Lartë”, si dhe ndryshimet në ligjin e nëpunësit civil, të miratuara po me 84 vota. Në rend dite u përfshi edhe një ndryshim në ligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjen vendore”, i cili u miratua me 85 vota.
Seanca u mbyll me interpelancën me Ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti, mbi ecurinë dhe treguesit e procesit të subvencionimit të fermerëve.
Rendi i ditës:
1. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9780, datë 16.7.2007 “Për Inspektimin e ndërtimit” të ndryshuar”.( vazhdon shqyrtimi në komisione)
2. Projektligji “Për përfundimin e procedurave ligjore të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve”.Pyetje
3. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9948, datë 7.7.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore” të ndryshuar”.
4. Projektligji “Për disiplinën në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.
5. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shtabit Suprem të Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE) e Shtabit të Komandës Supreme Aleate për transformimin në plotësim të protokollit të Parisit”.
6. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8378,datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”të ndryshuar
7. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi penal i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”.Pyetje
8. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8588, datë 15.03.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë” të ndryshuar””.
9. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”.
11. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë” të ndryshuar””.
12. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 115/2014 “Për ndarjen administrativo - territoriale të njësive të qeverisjen vendore në Republikën e Shqipërisë”.
13. Projektvendim “Për lirimin e z. Adrian Civici si anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë
14. Projektvendim“Për miratimin e strukturës,organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
15. Projektvendim “Për shqyrtimin dhe miratimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9643,datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”të ndryshuar
16. Interpelancë me Ministrin e Bujqësisë,Zhvillimit dhe Administrimit të Ujërave,për ecurinë dhe treguesit e procesit të subvencionimit të fermerëve, prblematika dhe ecuria e treguesve të eksporteve bujqësore.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)