Kuvendi miraton projektligjin
për regjistrimin e emigrantëve

Kuvendi miraton projektligjin<br />për regjistrimin e emigrantëve
Kuvendi miratoi të enjten në mbrëmje me 72 vota pro projektligjin “Për identifikimin dhe regjistrimin e adresave të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”.

Po ashtu, me 75 vota pro, 25 vota kundër dhe 1 abstenim deputetët miratuan projektligjin “Për mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel në Republikën e Shqipërisë”.

Në seancën e sotme, Kuvendi vendosi të kalojë me procedurë të përshpejtuar edhe projektvendimin për një ndryshim në ligjin “Për mediat audio-vizive në Republikën e Shqipërisë”.

Me 73 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim, deputetët votuan nismën e nënkryetarit të komisionit të medias, deputetit socialist Alfred Peza, që mban firmat e 28 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, për të kaluar me procedurë të përshpejtuar ndryshimet në këtë ligj. Nisma parashikon riformulimin e nenit që përcakton zgjedhjen e drejtorit të RTSH-së, duke propozuar që ky proces të kalojë në pesë raunde.

Përpara votimit, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku kundërshtoi kalimin me procedurë të përshpejtuar të këtij projektvendimi, pasi sipas saj, “ligji për mediat audio-vizive është miratuar me konsensus nga të dyja palët, ndaj dhe opozita kërkon që ndryshimet e tij të kalohen me procedurë normale”atsh

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të paktën 64 vetë humbin jetën, miliona pa energji elektrikem pasojat nga uragani Helene

Të paktën 64 vetë humbin jetën, miliona pa energji elektrikem pasojat nga uragani Helene