Kuvendi miraton rishikimin e
buxhetit, 74 vota pro, 23 kundër
Lajmet për diskutimet në seancën dje

Kuvendi miraton rishikimin e<br />buxhetit, 74 vota pro, 23 kundër<br />Lajmet për diskutimet në seancën dje
TIRANE- Për më shumë se 11 orë, deputetët kanë diskutuar në seancën e djeshme për aferat korruptive në CEZ, trafikun e lëndëve narkotike në vend, dhe buxhetin e shtetit. Edhe pse financat ishin pika e parë dhe vetme e diskutimit në rend dite, më pak se gjysma e fundit e seancës ju kushtua kësaj çështjeje.

Mazhoranca ka miratuar me shumicë votash rishikimin e buxhetit të vitit 2015. “Akti Normativ nr. 1, datë 29.07.2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 160/2014, për buxhetin e vitit 2015” u miratua me 74 vota pro dhe 23 kundër. Deputetët e opozitës e cilësuan rishikimin e buxhetit si dështim të politikave të qeverisë, kurse maxhoranca nga ana tjetër mbajti qëndrimin se vendi po shënon rritje ekonomike. Ndërkohë që diskutohej akti normativ në sallën e Kuvendit nga kabineti qeveritar gjendej vetëm ministri i Financave, Shkëlqim Cani.

Ministri nuk nguroi që të shkonte të diskutonte me një prej deputetëve të opozitës. Cani u ul pranë deputeti të PD-së, Florjon Mima për të diskutuar mbi aktin normativ. Ndërsa për mos realizimin e të ardhurave, Cani u shpreh se për këtë ka një sërë arsyesh duke nisur nga rënia e importeve, ulja e çmimit të naftës bruto që vendi eksporton si edhe rritja e prodhimit bujqësor që ka sjellë ulje të importit dhe të çmimeve. Por, Cani tha se pavarësisht rishikimit qeveria e majtë ka mbledhur 32.1 miliardë më shumë sesa për periudhën janar-korrik 2013.

“Nuk janë realizuar të ardhurat nga dogana për shkak të uljes së importit nga prodhimi vendas. Ekonomia në bujqësi ka rritje pasi eksporton 44% më shumë. Kjo është e kënaqshme edhe pse buxheti merr më pak lek. Rishikimi i buxhetit ka ardhur edhe nga rishikimi i rritjes ekonomike në Itali dhe Greqi. Është ulur mbi 50% eksporti i naftës bruto që ka sjellë 2.3 miliardë lekë më pak”, tha Cani.

Deputeti Aldo Bumçi u shpreh se shpenzimet e shkurtuara hiqen në zëra që prekin jetën e përditshëm të qytetarëve si infrastrukturë, arsim, shëndetësi dhe ujësjellës. 

“Jemi keq, por do të bëhet edhe më keq. Banka e Shqipërisë thotë e në tre muajt e fundit ka rënie të parasë në qarkullim. Paga reale ka rënë me 5.8% në tre muajt e parë të këtij viti”, u shpreh Bumçi. 

Ora 17:27 Cani: Mos realizimi i të ardhurave për disa faktorë
Ndërkohë që diskutohej akti normativ në sallën e Kuvendit nga kabineti qeveritar gjendej vetëm ministri i Financave, Shkëlqim Cani.
 
Ministri nuk nguroi që të shkonte të diskutonte me një prej deputetëve të opozitës. Cani u ul pranë deputeti të PD-së, Florjon Mima për të diskutuar mbi aktin normativ. Biseda e dyta zgjati vetëm pak minuta. Kurse në sallë numri i deputeteve numërohej me gishtat e dorës.
 
cani

Ndërsa në fjalën e mbajtur, Cani tha se rishikimi i buxhetit ishte i domosdoshëm sepse patëm një reformë administrative dhe territoriale.
 
Ndërsa për mos realizimin e të ardhurave, Cani u shpreh se për këtë ka një sërë arsyesh duke nisur nga rënia e importeve, ulja e çmimit të naftës bruto që vendi eksporton si edhe rritja e prodhimit bujqësor që ka sjellë ulje të importit dhe të çmimeve.
 
Por, Cani tha se pavarësisht rishikimit qeveria e majtë ka mbledhur 32.1 miliardë më shumë sesa për periudhën janar-korrik 2013.
 
“Nuk janë realizuar të ardhurat nga dogana për shkak të uljes së importit nga prodhimi vendas. Ekonomia në bujqësi ka rritje pasi eksporton 44% më shumë. Kjo është e kënaqshme edhe pse buxheti merr më pak lek. Rishikimi i buxhetit ka ardhur edhe nga rishikimi i rritjes ekonomike në Itali dhe Greqi. Është ulur mbi 50% eksporti i naftës bruto që ka sjellë 2.3 miliardë lekë më pak”, tha Cani.

Topalli: Keni vjedhur 160 milionë dollarë
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli reagoi ndaj arsyetimit të ministrit të Financave duke thënë se në fakt çmimet nuk janë ulur por janë rritur.
 
“Kujt i thua ti që kanë rënë çmimet? Kujt i thua ti se është rrit prodhimi kur defiçiti është 43%? Me kë talleni ju z. ministër i Financave të shteti kur thoni ju që ky vend po rritet ekonomikisht… E ka fajin Federal Rezerve se ju vidhni 160 milionë dollarë. Shqiptarët nuk e dinë sa është rritur çmimi  i naftës… sa është rritur çmimi i energjisë. Në shqiptarët kemi 1 mijë defekte, por shqiptar budalla nuk gjen”, u shpreh Topalli.
 
Në fund, deputetja e PD-së foli për gjendje delikate ku ndodhet vendi duke thënë se nuk do të ketë zgjidhe “tavoline” dhe theksoi se atë që po bëjnë ndërkombëtarët duhet ta bëjë vetë opozita.
 
“Shqipëria është në një moment jashtëzakonisht delikat, harrojeni se mund të ketë zgjidhje diplomatike, zgjidhje tavolinash apo zgjidhje ë tjera. Nuk është e thjeshtë. Ndoshta duhet ta kishim bo ne. Kësaj radha ndaj ministrit të Brendshëm po e bën komuniteti ndërkombëtar. U jemi mirënjohës, por janë detyrat tona” deklaroi Topalli.

Ora 15:45 Bumçi: Rishikimi i buxhetit prek jetën e përditshme të njerëzve
Deputeti Aldo Bumçi u shpreh se shpenzimet e shkurtuara hiqen në zëra që prekin jetën e përditshëm të qytetarëve si infrastrukturë, arsim, shëndetësi dhe ujësjellës.
“Jemi keq, por do të bëhet edhe më keq. Banka e Shqipërisë thotë e në tre muajt e fundit ka rënie të parasë në qarkullim. Paga reale ka rënë me 5.8% në tre muajt e parë të këtij viti”, u shpreh Bumçi. “Ka vetëm një mundësi. Ulni taksat, çlironi ekonominë, çlironi sektorin e ndërtimit. Bëni çdo gjë ndryshe nga ç’keni bërë deri tani. Jeni rilindja që po shndërroheni në mjerim.”


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë