Kuvendi: Ndjesë për urrejtjen
e diktaturës ndaj familjes mbretërore

Kuvendi: Ndjesë për urrejtjen <br />e diktaturës ndaj familjes mbretërore
Kuvendi i Shqipërisë ka nxjerrë një deklaratë ku shpjegon vënine në dispozicion të ambjenteve për funeralin e pretendentit për fron, Leka Zogu I.

“Ceremonia e homazheve, e mbajtur sot në hollin hyrës të sallës së seancave plenare, u bë në shenjë nderimi për historinë e mbretërisë, si pjesë e historisë shqiptare. Mbreti Ahmet Zogu dha një kontribut fondamental në ndërtimin e shtetit shqiptar në rrethana të vështira, të kompikuara të asaj periudhe historike për kombin tonë.


Kjo ceremoni u zhvillua jo vetëm në nderim të asaj pjese të historisë së Shqipërisë, por edhe si ndjesë për gjithë urrejtjen që diktatura mbolli gjatë gjysëm shekulli, ndaj Mbretit Ahmet Zogu dhe familjes mbretërore.

Kryetarja e Kuvendit shpreh besimin se instancat përkatëse do bëjnë të mundur në 100 vjetorin e Pavarësisë, kthimin e eshtrave të Mbretit Ahmet Zogu në atdheun e tij.

Është detyrë e çdo kombi të njohë dhe të nderojë historinë e vet” thuhet në deklaratë.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

FBI-ja zotohet se do të lëvizë çdo gur në rastin e sulmit ndaj Trumpit

FBI-ja zotohet se do të lëvizë çdo gur në rastin e sulmit ndaj Trumpit