Kuvendi ngre komisionin për
hetimin e Spahiut, PS kundër
Spahiu: Dua të flas, Topalli: Jo
Korrespondenca Spahiu -

Kuvendi ngre komisionin për<br />hetimin e Spahiut, PS kundër <br />Spahiu: Dua të flas, Topalli: Jo<br />Korrespondenca Spahiu -
TIRANË - Mazhoranca kuvendore nisi në Kuvend procedurat për shkarkimin e zëvendëskryetarit të KLD, Kreshnik Spahiu. Në seancën plenare relatori i çështjes, Viktor Gumi deklaroi se 33 deputetë demokratë kanë fimrosur kërkesën, sipas së cilës Spahiu duhet të shkarkohet pasi ka shkelur Kushtetutën dhe ka diskretituar Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

“Shkarkimi i zëvendëskryetarit bëhet për shkak të sjelljeve dhe akteve që diskretitojnë postin kushtetues. Po për shkak të këtyre akteve tendecioze dhe mungesës së etikës në komunikim dhe vijësmi të sjelljeve të padenja, Spahiu u dëbua edhe nga komisioni i ligjeve”, deklaroi Gumi. Ai ka argumentuar se vetëm Kuvendi ka të drejtën e shkarkimit të një anëtari të KLD.  Në emër të komisionit të ligjeve ai i kërkoi Kuvendit të votojë ngritjen e komisionit, i cili do të hetojë aktivitetin e numrit dy të KLD.


ORA 12: 00  NGRIHET KOMISIONI HETIMOR
73 deputetë të mazhorancës votuan pro vendimit për të nisur hetimin ndaj zëvendëskryetarit të KLD, Kreshnik Spahiu. Me një shumicë gati maksimale të djathtë votuan ngritjen e komisioni të posaçëm, i cili do të drejtohet nga Enkeled Alibeaj. Komisioni, sipas vendimit do të përbëhet nga 9 anëtarë, 5 të propozuar nga PD dhe 4 nga PS. Por, të majtët sikundër paralajmëruan nuk kanë paraqitur asnjë emër për anëtarët e komisionit më të ri hetimor në Kuvendin e Shqipërisë.
Pas këtij votimi, seanca vijoi me debatin e lirë. Ky Komision Hetimor Parlamentar ka për objekt dhe detyrë të verifikojë të dhënat, faktet dhe rrethanat për aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e postit të lartë kushtetues të Zëvendëskryetarit të KLD-së dhe që përbëjnë shkak ligjor për shkarkimin e tij nga detyra.


ORA 11: 25 KUVENDI MERR 20 MINUTA PUSHIM
Pas kërkesës së nënkryetarit të grupit kuvendor demokrat, Astrit Patozi, Kuvendi ka ndërprerë punimet për 20 minuta pushim.

ORA 11: 15 ALIBEAJ: SPAHIU SHPËRDOROI DETYRËN, KTHEU KLD NË KASOLLE POLITIKE
Deputeti Enkelejd Alibeaj deklaroi se komisioni hetimor nuk është kundër Spahiut por është përgjegjshmëri politike që Kuvendi do të duhet të ndërmarrë ndaj KLD-së. “KLD nuk po kryen veprimtarinë e vet, por po kuturiset në pelegrinazhet politike, e të njësuara nga personi që ky Kuvend ka emëruar. Prandaj Kuvendi duhet të mbajë qëndrim. Madje ky veprim është i vonuar pasi duhej të ishte ndërmarrë që në fillim kur Spahiu tentoi ta kthejë nga KLD në një kasolle politike duke tentuar dhe shpërdoruar besimin që kuvendi i ka dhënë në 2007. Atëherë gjithsecili duhej të mbante qëndrim. Nuk e kemi me Spahiun por me përgjegjshmërinë politike ndaj KLD, sistemit gjyqësorm e prokurorisë”- deklaroi Spahiu duke akuzuar opozitën se nuk po merr përsipër përgjegjësitë politike.

ORA 10: 50 PS KUNDËR: JO PJESË E LUFTËS BRENDA LLOJIT
Socialistët deklaruan se nuk do të votojnë ngritjen e komisionit hetimor. Sipas nënkryetarit të komisionit të ligjeve, socialistit Fatmir Xhafaj të majtët kundështojnë nismën e demokratëve kundër frymës së Kushtetutës.
“Nuk jemi as palë me ju as pjesë e debatit të ngritur si stuhi në legen. Disa nga ata që kanë fimrosur kërkesën janë bashkëpunëtorë të afërt të tij,dikuir dhe sot.
Nuk jemi pjesë e kokëprerjes individuale dhe luftës politike që keni brenda llojit. Ju intereson vetëm e ardhmja politike e Spahiut”, tha Xhafaj.
Sipas tij. kërkesa e PD është e sforcuar sepse është kundër ligjit.
“Ligji për KLD përcakton se mbarimi i mandatit për anëtarin para afatit përcaktohet nga KLD. Në rastin e shkarkimit të Spahiut, kopetencën e ka vetëm KLD dhe jo Kuvendi”, sqaroi Xhafaj.
(aq/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Braimllari: Njerëz pranë Metës kërkojnë të mos më bëjnë like dhe share

Braimllari: Njerëz pranë Metës kërkojnë të mos më bëjnë like dhe share