Kuvendi nis hetimin, Kreshnik
Spahiu: Nuk iki me presione

Kuvendi nis hetimin, Kreshnik<br />Spahiu: Nuk iki me presione
TIRANE- Komisioni i Ligjeve miraton kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor i cili do të hetojë punën e kryer nga Kreshnik Spahiu si nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kërkesa u bë nga 28 deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, dhe u miratua sot  vetëm me votat e shumicës. Opozita u largua nga salla.

Në fillim të seancës relatori i çështjes, deputeti i PD-së Viktor Gumi deklaroi  se Spahiu ka shkelur Kushtetutën dhe ka të dhëna se duhet hetim. "Në asnjë rast Kushtetuta nuk parashikon shkarkimin e zv kryetarit të KLD-së, apo të anëtarit të KLD-së." deklaroi Spahiu.

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve zgjati rreth 30 minuta dhe u shoqërua me debate të ashpra mes kryetarit të Komisionit të Ligjeve dhe nënkryetarit të KLD-së, të cilin Rusmajli urdhëroi të linte sallën pasi nuk po fliste për procedurë.

"Në asnjë rast nuk parashikohet shkarkimi i zv kryetarit të KLD-së, as edhe i anëtarit të KLD-së"- tha Spahiu, bidesa e të cilit u  ndërpre disa herë nga Rusmajli. 

"Mbledhjet e komsionit i i drejtoj unë, mbledhjet e komisionit tat nuk e di kush i drejton , por mesa duket të lë të dalësh jashtë rendit të ditës, e të flasësh me harbuteri... Spahiu të përqëndrohet në procedurë.  Nëse ka për të thënë gjëra për substancën e çështjes le ti thonë në konferencë shtypi.... Edhe unë kam shumë për të thënë në substancën e gjësë.... por kjo seancë është për procedura " ka vazhduar më tej Rusmajli duke kërkuar largimin e nënkryetarit të KLD-së, nga mbledhja.

"Mos vendos Komisionin e Ligjeve në kushtet e presionit.... Keni 1 vit që ushtroni presion, por harroni se me presion nuk më hiqni mua. Keni një vit me ato vendime e ligje duke cënuar integritetin e këtij vendi."- tha Spahiu duke u larguar nga Salla.

Më pas reaguan dhe deputetët e PS-së të cilët dolën në mbrojtje të Spahiut duke kërkuar që nënkryetarit të KLD-së t'i jepet mundësi të shprehet dhe të thotë atë që ka për cështjen.
"Ky komision as nuk bën dhe as nuk i lejohet të bëjë gjyq. Ky nuk mund të jetë komision i gjyqeve. ( I drejtohet Rusmajlit) Ju lutem mos më ndërhyni. Se çfarë keni ju me të është çështje e juaja. Ne jemi këtu për të dëgjuar dhe personin që keni thirrur, përcasjen tuaj. Ne kemi detyrimin ti japim mundësi zotërisë të shprehet. Këtë nuk mund tia heqim ne. Ai nuk mund të flasë atë që i interson, Nëse ajo nuk është në të mirën e tij.. ai le të flasë dhe më pas e vendosim ne sipas rregullave tona”- tha nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, deputeti socialist Fatmir Xhafaj. Fjala e tij është mbështetur dhe nga deputetë të tjerë socialistë si Dashamir Peza e Bashkim Fino. Por këtyre Ilir Rusmajli i është drejtuar ."Tek ata 1 milionë anëtarët e partisë së vet, ju ka kalu dhe ju socialistëve zoti Spahiu, mos jeni bërë deputetë të tij ju?

OPOZITA LARGOHET
Më pas Opozita është larguar nga mbledhja duke deklaruar se nuk do bëhet pjesë e kësaj farse. “Ne nuk bëhemi pjesë e kësaj farse.. Dje për ju, Spahiu ishte luftëtar i drejtësisë, sot i thoni horr e sharlatan”, janë shprehur deputetët e opozitës,

Ora 09:40 MBLIDHET KOMISIONI I LIGJEVE, DEBATE PER LIGJET ME 3/5  
Komisioni i Ligjeve u mblodh në orën 09: 30 minuta fillimisht me diskutimin e kalendarit të punës. Në emër të PS-së Fatmir Xhafaj kërkoi kohë për të disktuar ligjet me 3/5, por nga ana e mazhorancës nuk është pranuar pasi “për ligjet me 3/5 pasi shqyrtimi i ligjeve përkon me atë cfarë është parashikuar në kalendar.

 KERKESA PER SHKARKIM
Nisma e demokratëve parashikon hartimin e një raporti nga Komisioni i Ligjeve, i cili më pas do t’i dërgohet Parlamentit, ku do të vendoset për ngritjen ose jo të një komisioni hetimor. Sipas kërkesës së deputetëve të maxhorancës, komisioni hetimor do të ketë tre javë kohë për të verifikuar shkeljet e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në ushtrimin e detyrës së tij.
Dje në mesditë (17 janar) në zyrën e Spahiut ka mbërritur një shkresë që mban vulën zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë. Nëpërmjet saj, zv.kryetarit Spahiu i kërkohej të paraqitej sot në orën 09.30 në komisionin Kuvendor të Ligjeve. Shkresa bën me dije së komisioni ka vendosur të thërrasë një seancë dëgjimore me Spahiun, lidhur me veprimtarinë e KLD.
Grupi PD akuzon Spahiun se ka abuzuar me kompetencat që i jep KLD në favor të platformave të caktuara politike.
Në mbledhjen e grupit PD të zhvilluar të hënën, (16 janar) kryeministri Berisha akuzoi Spahiun se në dhunim me Kushtetutën dhe i mbështetur nga kryetari i KLD-së, njëkohësisht president i vendit, ka kthyer KLD në parti.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi