Kuvendi nis me 'borxhet e 2017',
në pritje dhe pr.ligji i Tahirit

Kuvendi nis me 'borxhet e 2017',<br />në pritje dhe pr.ligji i Tahirit<br>
Pas pushimeve tre javore, deputetët do të rikthehen në punë në 15 janar. Ata do ta nisin punën me komisionet parlamentare, për të shlyer “borxhet” e vitit të shkuar. Në procedurë të mbartura nga sesioni i shkuar janë 23 projektligje, nga të cilat 15 janë të propozuar nga deputetë, 7 nga Këshilli i Ministrave dhe vetëm një prej tyre është depozituar nga 20 mijë zgjedhës.

Angazhimi me reformën në drejtësi ka bërë që deputetët të tejkalojnë qeverinë në propozimin e projektligjeve. Gjatë këtij viti që sapo nisi, Kuvendi duhet të përpunojë këto projekte që  vënë në zbatim reformës në drejtësisë , si drafti për policinë gjyqësore, për profesionin e avokatit, për edukimin ligjor të publikut, për provimin e shtetit për profesionin e juristit, për ekzekutimin e vendimeve penale, për noterinë, etj.

Në proces është edhe një draft i propozuar nga ish ministri i brendshëm,  Saimir Tahiri, aktualisht deputet i thjeshtë, i cili kërkon ashpërsim të Kodit Penal në 6 nene: kryesisht për shkelje të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor, dhunimin e kafshëve dhe trafikimin e narkotikëve.

Qeveria ka për të mbrojtur në parlament projektligjet për trashëgiminë kulturore dhe muzetë, strehimin social, energjinë elektrike, për koncesionet, etj. Zgjedhësit kanë propozuar vetëm një nismë gjatë këtij viti. Ajo synon ashpërsimin e Kodit Penal për të dhunuesit e kafshëve.

Nuk ka asnjë projektligj të pezulluar, por janë tërhequr nga depozituesit gjatë vitit që lamë pas 7 projektligje, 4 prej deputetëve propozues dhe 3 nga qeveria. Kjo e fundit ka tërhequr projektligjin për shërbimin veterinar, për arsimin parauniversitar dhe strehimin social, të cilat këshilli i ministrave i ripërpunon.

Vetë deputetët kanë tërhequr projektligjin për gjuetinë, si dhe një propozim për dhënie amnistie i disa deputetëve të Sigurisë Kombëtare të legjislaturës së shkuar për dorëzimin vullnetar të armëve. Meqë Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi nuk janë më deputetë, është tërhequr edhe projektligji i sjellë prej tyre për ndryshime në Kodin Zgjedhor për financimin e partive.  

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futet nga stoli dhe shkakton penallti, Kumbulla me Sassuolon në Serie B! Mirlind Daku tjetër gol në Rusi

VIDEO/ Futet nga stoli dhe shkakton penallti, Kumbulla me Sassuolon në Serie B! Mirlind Daku tjetër gol në Rusi