Kuvendi nis sot në orën 17:00
sesionin e parë për këtë vit 

Kuvendi nis sot në orën 17:00<br />sesionin e parë për këtë vit 
TIRANË-Kuvendi i Shqipërisë nis të hënën pasdite (ora 17:00 ) punimet e sesionit të VIII-të të Legjislaturës së VIII-të.

Ky është dhe sesioni i fundit i kësaj Legjislature, e cila mbyllet në muajin maj me shpërndarjen e parlamentit, për t’i hapur rrugën Kuvendit të ri që do dalë nga zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Në seancën e parë hapëse deputetët do të miratojnë programin e punës për periudhën 16 janar–24 shkurt dhe kalendarin 3-javor për periudhën 16 janar–3 shkurt.

Gjithashtu, në seancë do të paraqitet dhe kalendari i raportimit vjetor në Kuvend të organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj.
 
Por ky fillim sesioni pritet të jetë ndryshe për opozitën, e cila ka paralajmëruar se do ta kushtëzojë prezencën e saj në Kuvend me pranimin nga maxhoranca të votimit elektronik, si mundësia e vetme që garanton zgjedhje të lira e të ndershme.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës