'Kuvendi s'u shpreh', Flutura Açka reagon pasi iku nga Konferenca e Kryetarëve: Dy dado e vrasin fëmijën! S'doja që situata të bëhej qesharake

'Kuvendi s'u shpreh', Flutura Açka reagon pasi iku nga Konferenca e Kryetarëve: Dy dado e vrasin fëmijën! S'doja që situata të bëhej qesharake

Deputetja e PD-së Flutura Açka përmes një reagimi në rrjete sociale ka bërë me dije se është larguar nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ku Gazment Bardhi, u mori pjesë si kreu i grupit parlamentar të PD-së, për të mos e bërë situatën qesharake.

“Kuvendi NUK u shpreh dhe shpresoj të shprehet shpejt, sepse, siç edhe thashë në Konferencën e Kryetarëve, nga e cila u largova të mos e bëj qesharake situatën mes kolegëve të mi, me të cilët më shumë gjëra më bashkojnë se më ndajnë – “dy dado e vrasin fëmijën!”.

Do t’i lutesha medies të jetë korrekte me çdo lajm. Vetë nuk do të bëj kurrë lajme me sms, sepse fyej veten dhe medias së cilës (mund) t’ia çoj. Partia Demokratike nuk ndihmohet me kaos, por me distancë higjienike nga interesi personal i çdonjërit prej nesh, me përgjegjësinë politike të deleguar nga shqiptarët”, shkruan Açka.

Kujtojmë se sikundër raportuam edhe më herët gjatë ditës së sotme, në këtë mbledhje ishte ftuar edhe Gazment Bardhi edhe Flutura Açka, ndërsa Kuvendi ende nuk ka shprehur se cilin njeh si kryetar grupi.


Lajmi kryesor:

Bardhi shkon si kreu i grupit të PD në Konferencën e Kryetarëve: Më kanë rikonfirmuar deputetët! Açka ikën nga mbledhja: Kuvendi pa vendim, dy dado vrasin fëmijën


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja