Kuvendi ka nxjerrë në ankand pajisjet e vjetra elektronike.  

Bëhet fjalë për kompjutera, fshesa me korrent, ups, diktofona, celularë, printera, aparatura fonie etj.

Sipas njoftimit për shtyp në faqen e Kuvendit ankandi do të zhvillohet në 24 prill dhe vlera fillestare e këtyre pajisjeve që parlamenti ka nxjerrë jashtë përdorimit, llogaritet në 306 mijë lekë.

Bëhet fjalë për 68 pajisje të cilat administrata nuk i përdor më.

Në fillim të kësaj legjislature Kuvendi fali 140 kompjutera pothuajse të rinj që Jozefina Topalli pati vendosur në tavolinat e deputetëve para ndërrimit të pushteteve.