Kuvendi pa LSI! Topalli: Në zgjedhje 
qeveria ra! Rama: Mos u bëni xheloz

Kuvendi pa LSI! Topalli: Në zgjedhje <br />qeveria ra! Rama: Mos u bëni xheloz
TIRANË - Edhe pse është zhvilluar mes debateve të forta, salla e Kuvendit të Shqipërisë në këtë seancë ka qenë thuajse bosh, kjo pasi ministra e deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk kanë qenë të pranishëm në sallë gjatë fjalës së kryeministrit Rama. Ky fakt është evidentuar edhe nga ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli e cila tha se kryeministri Rama është braktisur nga Ilir Meta me të cilin është në aleancë.  “Sot qeveria ka rënë”, theksoi deputetja demokrate duke kërkuar njëherësh mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, pasi sipas saj qeveria ka dështuar kur ka kaluar tashmë gjysma e mandatit.
 
Kryeministri Edi Rama, i cili në këtë seancë është përballur i vetëm me opozitën, tha se vendi nuk mund të shkojë sërish drejt zgjedhjeve kur 21 qershori i "Lokaleve 2015" konfirmoi sërish rezultatin e thellë të fitores siç ndodhi në zgjedhjet e përgjithshme në 2013-ën. “Halle-halle kjo dynja, halli-hallit nuk i ngjan” është bërë SHQUP. Ne nuk mund të shkojmë në zgjedhje se keni halle ju. Gjejeni punë opozitës, merruni me gjëra serioze, por që ta bëni këtë ju duhet një program dhe s’keni, por edhe ta bëni këtu ju duhet një lider e lider s’keni”, - tha Rama.
 
Burime për Shqiptarja.com thanë se deputetët e LSI-së kanë qenë të pranishëm në ambientet e jashtme të Kuvendit gjatë kohës që zhvilloheshin debate. Por të kontaktuar nga Shqiptarja.com disa deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim thanë se kanë qenë duke konsumuar drekë.  
 
Në kohën kur fliste deputetja e PD Jozefina Topalli, në sallën e Kuvendit u panë vetëm deputetët e LSI-së Spartak Braho dhe Përparim Spahia, “detaj” që duket se i kujtoi ish-kryeparlamentares mungesën e kolegëve të tjerë të partisë së drejtuar nga Ilir Meta.
 
Ndërkohë vetë kryetari i Kuvendit i cili çeli seancën e sotme plenare dhe drejtoi për disa çaste, mësohet se më tej ka qenë në takim me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein i cili është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në vendin tonë.
 
kuvendi deputetet lsi me logo ne panel

kuvendi deputetet lsi me logo ne panel


Në deklaratat e demokratëve mazhoranca qeverisëse evidentohet “dyshja Rama-Meta”. Rama ka këtë përgjigje për etiketimin që i bën opozita qeverisë: Mos vazhdoni më me këtë dy parti, se dukeni si xheloz, sikur ju kanë lënë vetëm në shtëpi.

Debatet Topalli-Rama
Topalli:
 Kryeministri ka harruar se është në vitin e tretë të qeverisjes, stërzgjatja e tij ngjason me një të folur në kabare. Sot kryetari i Parlamentit, ministrat e LSI, deputetët e LSI e kanë bojkotuar qeverinë e 1 milionë shuplakave. Sot  qeveria ka rënë. Kur nuk ka më vota është mirë të shkohet në zgjedhjet të parakohshme. Je në vitin e tretë të qeverisjes, në 25 vite nuk gjendet një qeveri e majtë apo e djathtë që të ketë dështuar në këtë mënyrë si ju. Nuk është dramatike të shkosh në zgjedhje të parakohshme, thuaj shqiptarëve se ndoshta është rritur punësimi në Shqipëri, se çmimet kanë rënë dhe tregoju shqiptarëve se u vjen era shtet këtij shteti. Zoti Rama të ka rënë qeveria, Ilir Meta ka ikur, shko në zgjedhje të parakohshme, drejtohu shqiptarëve.
 
Erjon Brace: Bravo Jozefinë. Bravo për të gjithë premtimet e mbajtura. 

Rama: Jozefinë kryetari i partisë tane ky i vogli jo i madhe, para disa muajsh i ftoi shqiptarët në një referendum dhe thirrjes ju bashkuan të gjithë përveç teje. Nuk hyj të kërkoj çfarë arsyeje kishe ti, i thatë shqiptarëve në 21 qershor të gjithë në votime për të rrëzuar qeverinë janë orët e fundit tik-tak, me sahat me zile, me sahat pa zile dhe vajtëm në referendum Jozefinë. Rezultati i referendumit po ta kujtoj, ishin 1 milionë, janë, nuk po të llogaris çfarë u shtuan, po të llogarish çfarë ishin dhe çfarë janë përsëri. “Halle-halle kjo dynja, halli-hallit nuk i ngjan” është bërë SHQUP. Ne nuk mund të shkojmë në zgjedhje se keni halle ju. Gjejeni punë opozitës, merruni me gjëra serioze, por që ta bëni këtë ju duhet një program dhe s’keni, por edhe ta bëni këtu ju duhet një lider e lider s’keni. Ja keni këtë liderin në pritje këtu (Për Palokën) 

Paloka: Mbaro se po pres në këmbë

Rama: Tani mua do më falni se nuk kam më asnjë minutë për të humbur këtu.
 
Mos vazhdoni më me këtë dy parti, se dukeni si xheloz, sikur ju kanë lënë vetëm në shtëpi. Tani unë po iki se është ora e supës, - përfundoi Rama duke i lënë radhën në foltoren e Kuvendit kreut të grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!