Kuvendi: Prokuroria gënjen, kemi
dorëzuar imunitetin për 3 deputetët

TIRANË - Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar sot zyrtarisht në lidhje me atë çka e cilëson pretendim të Prokurorisë së Përgjithshme të publikuar në një të përditshme. “Kuvendi i Shqipërisë, me shkresën përcjellëse të Sekretarit të Përgjithshëm, zotit Marlind Myftiu, nr.364, datë 3.2.2012, ka dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme, vendimet e Kuvendit 4/2012, 5/2012 dhe 6/2012 për dhënjen e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale, përkatësisht për deputetët Taulant Balla, Tom Doshi dhe Besnik Baraj.
Shkresa nr.364, datë 3.2.2012 me vendimet e mësipërme është marrë në dorëzim me firmë, me datë 3.2.2012, ora 13.15 nga zonja Loreta Paparito, me detyrë përgjegjëse e Zyrës së Protokollit të Prokurorise së Pergjithshme. Në këtë datë, me shkresën nr.363/1 vendimet janë dërguar edhe në Qendrën e Publikimeve Zyrtare, për botim”, thotë Kuvendi që vë në dispozicion kopjet e shkresës, vendimeve të Kuvendit dhe të librit të Protokollit, në të cilin është firmosur marrja në dorëzim e tyre nga Prokuroria e Përgjithshme.

(aq/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve