Kuvendi: Reforma në kalendar
gabim teknik në zbardhjen e pr/ligjit

Kuvendi: Reforma në kalendar<br />gabim teknik në zbardhjen e pr/ligjit
Kuvendi ka reaguar zyrtarisht lidhur me përfshirjen e draftit e reformës në drejtësi në kalendarin 3-javor të punimeve të Kuvendit. Në një njoftim për shtyp thuhet se grupi i PD është keqkuptuar, pasi nuk bëhet fjalë për draft, por për një gabim teknik në zbardhjen dhe hedhjen e materialit në faqe. "Gabimi teknik në zbardhjen dhe hedhjen e matarialit në faqe, i njëjti projektligj u hodh dy herë", thuhet në reagimin e Kuvendit.
 
Deklarata e plotë e Kuvendit:
"Konferenca e Kryetarëve, në mbledhjen e datës 9.6.2016, ka miratuar me mirëkuptim kalendarin 3 javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 13 qershor – 1 korrik 2016.
 
Lidhur me kalendarin e publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit dhe përfshirjen apo jo të projektligjit të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi, sqarojmë se ka patur keqkuptim nga përfaqësuesit e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, pasi nuk bëhet fjalë për këtë draft, por për një gabim teknik në zbardhjen dhe hedhjen e materialit në faqe, të të njëjtit projektligj dy herë (Projektligj “Për një shtesë dhe ndryshim në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”), i cili do të korrigjohet në vijim nga shërbimet e administratës së Kuvendit
".

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij