PRISHTINE- Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka refuzuar sot të thërrasë mbledhje të jashtëzakonshme të Parlamentit, të kërkuar me peticionin e Vetëvendosjes, me 15 mijë nënshkrime qytetarësh. Kryekuvendari, Jakup Krasniqi, siç raportoi KTV-ja, tha se këtë të drejtë e kanë vetëm presidentja, kryeministri si dhe kërkesa me nënshkrimin e 40 deputetëve.
Ai në deklaratën pas mbledhjes megjithatë ka lënë të kuptohet se është i pakënaqur me fusnotën. Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, tha se legjislativi i vendit nuk ka asnjë dokument të marrëveshjes për përfaqësim rajonal dhe interpretimin e saj ka të drejtë ta bëjë vetëm Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
(sg/koha.net/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com