FLORIDA, SHBA - Mitt Romney, është tashmë kandidati zyrtar republikan për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Partia Republikane mbajti sot ditën e parë të Kuvendit, edhe pse dje ishte hapja zyrtare e tij. Shumica e aktiviteteve të republikanëve u shtynë për shkak të stuhisë Issac e cila preku edhe brigjet e Floridas ku mbahet Kuvendi.

Nëpërmjet këtij Kuvendi, Partia Republikane do të parashtrojë politikat e saj, ndërsa në qendër të fjalimeve është prezantimi i kandidatit të tyre tashmë zyrtar, Mitt Romney, i cili mbërriti sot në Tampa të Floridas.

Gjatë këtij takimi u zyrtarizua gjithashtu edhe emërimi  nënpresident i kongresmenit Paul Ryan.

(Gre.M/Shqiptarja.com)