Me 73 vota në seancën e sotme plenare është rrëzuar dekreti i Presidentit të Republikës Bujar Nishani, i cili riktheu për shqyrtim ligjin “Për marrëveshjet ndërkombëtare të republikës së Shqipërisë” .
Ndërkohë, deputetët e pranishëm në sallë, nga mazhoranca pasi ata të opozitës ishin larguar nga salla, është miratuar me 75 vota projekt ligjin “Për ndërmarrjet sociale” që synon integrimin dhe riintegrimin e personave të përjashtuar nga tregu i punës, për shkak se mosha apo shëndeti, nuk i lejon një qasje aktive në tregun e punës.
Sakaq, me 75 vota u miratua dhe projektligji “Për shërbimet në Republikën e Shqipërisë” ndërkohë që Kuvendi votoi dhe për zgjatjen me një muaj të afatit të veprimtarisë së komisionit hetimor për serverin e tatimeve.
Redaksia ONline
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com