Në mbledhjen me dyer të mbyllura të mbajtur pasditen e të mërkurës në Komisionin e Sigurisë Kombëtare mësohet se palët ranë dakort për kërkesën e paraqitur nga kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Lika lidhur me kërkesën për një shtim të fondit të ktëij institucioni përveç atij që është përcaktuar nga Ministria e Financave për vitin 2013. Bëhet fjalë për një fond prej 182 milionë lekësh të vjetra. Sipas burimeve të Komisionit të Sigurisë mësohet se gjatë mbledhjes së gjatë prej katër orësh, përveç pocesit të pyetje-përgjigje nga anae deputetëve të komisonit, palët kanë qenë dakort me këtë kërkesë të këtij institucioni të rëndësishëm të inteligjencës në vend. Ndërkohë që gjatë mbledhjes së djeshme Komisioni i Ekonomisë rrëzoi këtë kërkesë.

SHISH kërkoi 182 milion lekë për paga e sigurime, mallra e shërbime për buxhetet familjare dhe individëve. Ministria e Financave u shpreh se kjo ishte shumë e lartë. "SHISH duhet mbështetur, por lekët e kërkuara janë shumë dhe nuk mund të miratohen", tha përfaqësuesi i Minsitrisë së Financave. Ndërkohë që për vitin e ardhshëm ky institucion do të ketë vlerën e buxhetit prej 1.25 miliardë lekë, kur vetëm për vitin që po kalon, 2012, Ministria e Financave kishte parashikuar fondin prej 1.3 miliardë lekë. Ky fond shtesë përveçse do t`i shërbejë këtij organi për blerej pajishesj, rikosntruksione etj, do të shërbejë edhe pagesën e informatorëve. Një shqetësim i konsiderueshëm që është ngritur nga organi i inteligjencës ka të bëjë pikërisht me mungesën për fondet që do të paguajnë informatorët për marrjen e informacioneve të ndryshme.

Përgjysmimi

Në projektligjin e hartuar nga ana e Minsitrisë së Financave dhe ndarjes që i është bërë buxhetit për 2013, për SHISH në zërin dieta, mallra e shërbime të tjera, në zërin e transportit, karburant, shërbime e mirëmbajtje kërkesat e institucionit ishin pothuajse të përgjysmuar. Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë, përfaqësues të shërbimit inteligjent, përveç pagesave për dietat e pagesat e informatorëve, probleme shfaqen edhe për karburantin, duke kufizuar ndjeshëm veprimtarinë e SHISH në lëvizje, sidomos në distanca të gjata.


RREZOHEN KUSHTETUESJA DHE AVOKATI I POPULLIT

Komisioni i Ekonomisë rrëzoi dje kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për një shtim fondesh prej 7 milionë lekësh për rikonstruksionin e ambienteve. Po ashtu gjatë mbledhjes së djeshme u rrëzua kërkesa e Avokatit të Popullit për shtim fondesh për 6 punonjës. Ministria e Financave ishte kundër kërkesës së Minsitrisë së Jashtme për 1.79 milionë euro shpenzime operative, për pagesën e qerave, pagesën ndaj NATO-s, për kontributin e organizatave ndërkombëtare. Dje u miratua kërkesa për Ministrinë e Punës për 114 milion lekë për komunitetet në nevojë.


Shkrimi u publikua sot në Shqiptarja.com(print), 15 dhjetor 2012
(ad.ti/shqiptarja.com)