Kuvendi shtyn amnistinë për ata 
 që ndërtuan në tokë të tjetrit

Kuvendi shtyn amnistinë për ata <br /> që ndërtuan në tokë të tjetrit
TIRANË - Komisioni i Ligjeve ka vendosur të shtyjë projektligjin për dhënie amnistie për të gjithë qytetarët që kanë bërë ndërtime pa leje para datës 10 prill 2014 në truall që nuk ka qenë i tyre. Korigjimi i bërë vendimit të Kuvendit lidhur me amnistinë e atyre që kanë ndërtuar pa leje deri në datën 10 prill 2014, i cili lë jashtë ata ndërtues që nuk kanë ndërtuar në tokën e tyre, erdhi si propozim në Kuvend i deputetëve Nard Ndoka, Kozma Dashi dhe Miranda Rira.

Gjatë disktutimit të djeshëm në Komisionin e Ligjeve, deputeti socialist Pandeli Majko ka sygjeruar që Kuvendi t’i kërkojë ALUIZNI-t të dhëna të sakta për numrin e personave që ngelen jashtë amnistisë së miratuar nga qeveria, duke sygjeruar që të gjenden mënyrat për të aplikuar një amnisti më të gjerë. “Ne duhet të gjejmë një zgjidhje për një amnisti më të gjerë. Se kur vjen fushata ne bëhemi burra edhe më të mirë”, u shpreh Majko. Ndërkohë që kryetari i Komisionit Xhafaj, theksoi se drafti i propozuar nga deputetët nuk përfshin masa por një kategori të caktuar personash. Një nga propozuesit e projektligjit, Nard Ndoka u shpreh se amnistia nuk përfshin personat që kanë ndërtuar në tokën e tjetrit por në tokën e shtetit.

Amnistia
Projektligji i paraqitur në Kuvend, ka parasysh kërkesën e tre deputetëve të Kuvendit për të dhënë amnisti për të gjithë ata që ndërtuan pa leje deri në prill të vitit 2014. “Personat e dënuar me burgim për veprën penale të ndërtimit të paligjshëm, parashikuar nga neni 199/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal, kur vepra penale është kryer jo më shumë se data 10 prill 2014”, thuhet në projektligjin. Sipas këtij ligji pavarësisht se cili është pronari i tokës ku është bërë ndërtimi, subjekti që ka bërë ndërtimin e paligjshëm mundet ta legalizojë ndërtimin sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara nga ky ligj.

Pronësia mbi tokën nuk është kriter përjashtues për të përfituar nga legalizimi i një ndërtimi të paligjshëm. Gjithë pjesa e atyre shtetasve që nuk janë proceduar edhe pse objektivisht kanë konsumuar veprën penale, janë potencialisht subjekt i ndjekjes penale dhe i dënimit penal edhe sot. Ndaj edhe duke e argumentuar me këtë fakt, deputetët Ndoka, Dashi e Rira kanë vendosur ta parandalojnë këtë fenomen. “Në kushtet kur vetë shteti ka vendosur të legalizojë informalitetin dhe paligjshmërinë në ndërtime (sipas disa kritereve), si dhe në kushtet kur ky fenomen është masiv, nuk do të ishte me sens dhe e dobishme që të penalizoheshin personat që e kanë kryer këtë vepër penale në afatin që ligjiju njeh të drejtën e legalizimit te ndërtimit të paligjshëm”, shkruhet në relacion.

Batuta
“Ne duhet të gjejmë një zgjdhje për një amnisti më të gjerë. Se kur vjen fushata ne bëhemi burra edhe më të mirë”

Shkrimi u publikua sot (12.05.2015) në Shqiptarja.com versioni print
 
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit