Kuvendi shtyn me 15 ditë afatin
për komisionin që do hapë dosjet

Kuvendi shtyn me 15 ditë afatin<br />për komisionin që do hapë dosjet
TIRANE - Kuvendi ka shtyrë me 15 ditë afatin e aplikimit për të gjithë ata që do të aplikojnë për anëtarë të komisionit që do të hapë dosjet e sigurimit të shtetit. Kuvendi ka rifreskuar shpalljen në 14 shtator, dhe në 15 ditët në vijim do të priten aplikantët e tjerë.

E pyetur nga Shqiptarja.com për arsyen e shtyrjes së këtij afati, deputetja Vasilika Hysi, shpjegoi se kjo është bërë për shkak se shoqëria civile e ka kërkuar këtë.

 “Njoftimi fillestar është bërë gjatë muajve të verës, dhe 15 ditëshi i parë ka përfunduar në kohët e pushimeve. Shoqëria civile është shprehur se për këtë arsye nuk ka mundur të propozojë emrat që vijnë prej saj. Një prej anëtarëve të këtij komisioni do të jetë pikërisht nga shoqëria civile, ndaj ju është dhënë kjo mundësi”,-tha Vasilika Hysi.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon