Kuvendi kërkon që spiunët e aktivizuat përmes paketës ligjore të quajtur “sinjalizuesit” të vihen në funksion të zbardhjes së pasurive të zyrtarëve që e kanë fshehur atë. Kuvendi miratoi këtë të enjte rezolutën për Inspektoratin e Lartë të Kontrollit të Deklarimit të Pasurisë, ku rekomandohet përdorimi i bilbilfryrësve si mjet për të përmirësuar punën e këtij institucioni. “Kuvendi i Shqipërisë, për vitin 2016, kërkon nga ILDKPKI të ketë në fokus të punës së tij : Marrjen e masave dhe fillimin e përgatitjeve, përcaktuar në ligjin e ri “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” me qëllim zbatimin e tij. Përcjelljen e propozimit nga ILDKPKI për burime financiare e njerëzore sipas zhvillimit të procedurave buxhetore për t’u miratuar në Kuvend me qëllim mundësimin për zbatimin efikas të ligjit “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve””-thuhet në rezolutë.
Veç të tjerash, Kuvendi nxit zgjidhjen ligjore të një kërkese të vetë ILDKP-së, mbi të të drejtën e hyrjes në serverët shtetërorë për të marrë informacion. “Kërkojmë: Fokusimin në drejtim të sigurimit të aksesit të drejtpërdrejtë në database-n elektronike në institucionet kyç, për konstatimin e rasteve të konfliktit të interesave dhe evidentimit të ndryshimeve të nevojshme nëse legjislacioni aktual ka qenë pengesë për mosrealizimin e këtij rekomandimi në të shkuarën; Vazhdimi i ndjekjes së një politike të hapur me qytetarët, median dhe shoqërinë civile.
Forcimi i mëtejshëm i urave të bashkëpunimit me median investigative. Respektimi i mekanizmave informues ligjorë e publikë, duke respektuar ligjin për të drejtën e informimit dhe atë të mbrojtjes së të dhënave personale, për publikimin e deklaratave të interesave private. Garantimin e forcimit të pavarësisë dhe integritetit institucional dhe vazhdimin me vendosmëri të luftës kundër korrupsionit, në radhët e administratës publike në përgjithësi, por më veçanërisht në rrahët e zyrtarëve të lartë, gjyqtarë dhe prokurorë”-thuhet po ashtu në rezolutën e miratuar nga Kuvendi. Më tej, vihet theksi tek investimi më i lartë, e po ashtu tek kujdesi i lartë ndaj bashkëpunimit me prokurorinë. “Kërkojmë: Forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve investiguese me fokus të veçantë trajtimin e rasteve të konfliktit të interesit dhe zbatimin e një politike efikase masash për çdo rast të lidhur me to.
Ushtrimin e të drejtës për ankimim bazuar në kodin e procedurës penale lidhur me vendimet e mosfillimit të procedimit penal dhe pushimit të çështjes nga organi i akuzës. Përmirësimi i sistemit aktual për plotësimin, administrimin dhe kontrollin e formularëve të deklarimit, me qëllim rritjen e efiçencës dhe cilësisë së punës të Inspektoratit të Lartë, duke shkuar drejt deklarimit online me mbështetjen e donatorëve dhe ekspertizës së huaj. Kuvendi nxit dhe mbështet ILDKPKI në forcimin e bashkëpunimit me zyra homologe dhe institucione të tjera jashtë vendit me qëllim shkëmbimin e eksperiencave, praktikave më të mira apo informacioneve që synojnë zgjerimin e hapësirave investigative të hetimit të pasurive të fshehura apo të padeklaruara të zyrtarëve jashtë vendit”-përfundon rezoluta.
Redaksia Online
A.N shqiptarja.com
/Shqiptarja.com