Report Tv ka siguruar kalendarin e punimeve të kuvendit, për të cilin opozita nuk ka dhënë konsensusin e saj në konferencën e kryetarëve dhe as në votimin në seancë.
Në kalendar është parashikuar që 6 ligjet do të shqyrtohen dhe do të kalojnë në votim në seancën e 22 shtatorit.
Kështu në rendin e ditës të seancës së 22 shtatorit është projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”. Projektligji “Për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë në Republikën e Shqipërisë”. Projektligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Projektligji “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”. Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
Po ashtu kuvendi ka përfshirë në kalendarin tre javor të punimeve edhe votimin në seancën e 22 shtatorit të një tjetër ligji të debatuar së fundi atë “për menaxhimin e integruar të mbetjeve”