Kuvendi zgjedh Kristaq Trajën si
kryetar të KDRTSH me 74 vota
Mes debateve të Genc Pollos dhe nënkryetarit të komisionit të medias Alfred Peza është zgjedhur sot kreu i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar Kristaq Traja me 74 vota pro dhe një votë kundër.
TIRANE - Në përfundim të seancës së sotme të Kuvendit ështëjanë miratuar një serë ligjesh të rëndësishme. Mes debateve të Genc Pollos dhe nënkryetarit të komisionit të medias Alfred Peza është zgjedhur sot kreu i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar Kristaq Traja me 74 vota pro dhe një votë kundër.
Traja u zgjodh si drejtues përballë tre kandidatëve të tjerë, Artan Mullaj, Andi Kananaj dhe Blerim Kolës të cilët nuk mundën të merrnin dot votat e nevojshme për të kaluar.
Një tjetër ligj i rëndësishëm që është miratuar ka qenë edhe ai i rezolutës për AMA-n i cili ka kaluar nga qeveria me 75 vota pro dhe 16 vota kundër.
Projektligji për ratifikimin e ndryshimit nr. 4 të marrëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimi ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për forcimin e shtetit të së drejtës dhe qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë dhe të qëndrueshme, ka kaluar në Kuvend me 91 vota pro.
Ligj tjetër i rëndësishëm i cili është miratuar me 94 vota pro dhe asnjë kundër ishte ligji për Shërbimin Postar në Republikën e Shqipërisë.
Gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Shqipërise është miratuar edhe projektligji për disa ndryshime në ligjin nr.9235, datë 29.07.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, i ndryshuar, si dhe është ratifikuar Protokolli i 16-të i Konventës “Për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore”.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
51.6%
-
Jo
38.9%
-
Nuk e di
9.5%
Vota total: 190
Lajme të tjera
-
Sondazhi në Report Tv/ Cilat duhet të jenë prioritet e kryebashkiakëve të ardhshëm? Qytetarët: Vende të reja pune dhe përmirësim i shkollave
29 Mars, 23:53
-
Sondazhi i Piepoli, Veliaj ‘nuk e diskuton’ fitoren në Tiranë, gati mazhorancë absolute! Këlliçi s’i kalon 38%! PD vetëm 12%
29 Mars, 23:44
-
Për cilën forcë do votoni më 14 maj? PS mban vendin e parë! PD e Alibeajt në pikiatë! Meta-Berisha të dytët
29 Mars, 23:26
-
Shumica e shqiptarëve bëjnë fajtor Berishën për futjen e opozitës të përçarë në zgjedhje! 13% prej tyre bëjnë përgjegjës Ramën
29 Mars, 23:15
-
33% e shqiptarëve presin lider të ri në opozitë! Berisha fiton ndjeshëm ndaj Alibeajt! Vetëm 1% duan Metën, Basha 4%
29 Mars, 23:15
-
Shqiptarët të pakënaqur nga betejat e opozitës! 26% e të anketuarve nga Piepoli mendojnë se do ishin më të fortë të bashkuar
29 Mars, 23:06
-
Gjermania jep edhe 12 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën
29 Mars, 23:04
-
Kremlini: Lufta hibride me 'perëndimin' do të vazhdojë për një kohë të gjatë
29 Mars, 22:55
-
Cili politikan të jep më shumë besim? Meta dhe Basha vetëm nga 1%, Rama 49% pëlqyeshmëri! Berisha ia kalon Alibeajt
29 Mars, 22:51
-
Noizy shpërndan lajmin e Report Tv për dy faqet 'Lolita' dhe 'JOQ' dhe denoncon: Ja fytyra e shpifësve, normal që jeni negativa
29 Mars, 22:44
-
Sondazhi në Report Tv/ Projekti i Portit të Durrësit, vetëm 13% e shqiptarëve kundër, 56% thonë se është mundësi e madhe
29 Mars, 22:41
-
Keisi zbulon sekretin e saj dhe arsyen e distancimit me Kristin: Isha e dashuruar me Lorencin
29 Mars, 22:35