Kuzhinieri që shëtit qiejt
shqiptarë me balonë

Kuzhinieri që shëtit qiejt<br />shqiptarë me balonë
Çdo njëri shpesh herë ka nevojë që ti largohet stresit dhe monotonisë së jetës së tyre të përditshme,duke kërkuar aventura të ndryshme, emocione dhe adrenalina të reja.

Këtë gjë bëri edhe djaloshi nga Tirana, Uran Qylafku, por aventura e tij duket se do zgjasë për një periudhë kohe të gjatë, duke e shndëruar atë në biznes. Edhe pse ka përfunduar studimet në Itali për gastronomi, dhe për 12 vjet ka punuar si kuzhiner në shtetin fqinj, ai kërkon diçka më shumë nga vetja, duke bashkuar punën dhe pasionin në një të vetme, të bëhej pilot balone. Dëshirat që njerëzit kanë për aventurat, Urani do ta përkthente në një biznes të tijin, duke blerë një balonë të pagëzuar me emrin “balonat që qeshin” për të shëtitur të gjithë aventurierët në qiellin shqiptar.

Por ky profesion nuk është shumë i zakonshëm, kryesisht në Shqipëri, e cila është dicka e re. 30 vjeçari nga Tirana është piloti i parë që sodit qiejt e vendit tonë me balonë. I pyetur se në rast se do të bënte një zgjedhje mes kuzhinës dhe pilotimit të balonës, ai shprehet se është një pyetje shumë e vështirë pasi i pëlqen të dyja dhe se ëndërra e tij është që të gatuaj në balonë. Por sipas tij, puna e tij me balonën duket së premton një të ardhme më të mirë sesa puna si kuzhinier. Por si e mori vendimin Urani për të punuar si pilot balone? Djaloshi pilot rrëfen se gjithçka ndodhi spontanisht dhe se nuk e ka patur në plan. Urani ishte me pushime në Turqi , dhe pa se në Kapadokia, një qendër turistike e Turqisë, dhe teksa po linte hotelin në orën 6 të mëngjesit për tu kthyer, ai tregon se pikërisht në atë moment pa qiellin turk që ishte i mbushur plot me balona.

I impresionuar nga ajo çfarë pa në Turqi, piloti mendoi ta provonte në Itali( ku jetonte prej vitesh) si klient, se çfarë ndjesie ishte shëtitja me balonë. Ky do të ishte momenti që Urani do të “dashurohej ” me balonën. Ndjesia e të qenurit i lirë, peisazhet e mrekullueshme që të ofron natyra teksa je lart, të gjitha këto e çuan 30 vjeçarin të blinte dhe ai një balonë dhe ta shndërronte në biznes. Hot-Air-Balloon prej një viti fluturon ne qiejt shqiptarë, e cila përpos shëtijeve në qiell të hapur, operon edhe për organizime suprizash, festash, apo sete fotografike. Smile Balloon, bën xhiro turistëve apo çdo personi që dëshiron të provoj adrenalinën që të dhuron shëtitja në qiell, i ndodhur vetëm mbi një kosh, pezull, shumë larg tokës, si dhe pa dritare siç janë avionët ku mund të kundrosh lehtësisht pa pengesa Shqipërinë në miniaturë.

Çdo aventurier duhet të paguaj 100 euro që të provoj këtë sport. I vendosur për ti shkuar deri në fund dëshirës së tij, ai rregjistrohet në një kurs një vjeçar për pilotimin e balonës. Më pas ai vendosi që të blinte një balonë në Hollandë dhe ta ushtronte si profesion, fillimisht në Itali e më pas për të sjell këtë frymë të re edhe në atdhe, në Shqipëri.

Më përshkruani si është të punoni si pilot balone, një punë në hapësirë?
Puna me balonën është shumë e bukur. Eshtë një punë që të përcjell adrenalinë,emocione të reja, ndiesh i lirë. Shëtitja në qiell të ofron të shikosh peisazhe të mrekullueshme që nuk arrin ti shikosh kur je në tokë. Çdo njëri që e ka provuar këtë emocion, ka mbetur i kënaqur.
 

Uran, më tregoni si ju erdhi ideja të punoni si pilot balone?
Cdo gjë nisi shumë spontanisht, nuk e kisha planifikuar më herët që do punoja si pilot balone. Prej 12 vitesh kam punuar si kuzhinier në Itali, brenda profesionit tim. Por përpos pasionit për artin e gatimit, më duhej të punoja shpesh herë edhe me orare të zgjatura. Kaloja shumë orë në një ambient të mbyllur, siç është kuzhina. Për këtë arsye kisha dëshirë të mësoja një tjetër profesion, diçka më ndryshe, më emocionuese. Por dëshira për të punuar si pilot balone erdhi shumë rastësisht.
Para disa vitesh ndodhesha me pushime në Kapadokia, një qendër turistikë në Turqi. Ditën që do kthehesha, sapo dola nga hoteli ku isha akomoduar gjatë pushimeve, pashë se qielli ishte mbushur me balona. Ishte ora 6 e mëngjesit. Ishte një pamje fantastike. Më bëri përshtypje se sa shumë balona ishin ngritur lart ne qiell, se sa shumë ishin të intersuar njerëzit për të shëtitur me to. Teksa u ktheva në Itali, vendosa që ta provoja ndjesinë e fluturimit në qiell të hapur me balonë. Kjo shëtitje do të linte gjurmë tek unë, ishte një ndjesi fantastike, me përcolli adrenalinën, emocionin që unë kërkoja prej kohesh, që të bëja diçka tjetër përveç punës si kuzhinier.
Vendosa të regjistrohesha në Itali në një kurs për pilotimin e balonës . Pas një vit studimi, mora liçensën si pilot balone. Pas këtij momenti, shkova në Hollandë dhe bleva balonën time me qëllimin e qartë për ta përdorur si biznes. Nuk e kisha të lehtë ta siguroja, pasi kishte shumë punë burokratike për të siguruar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Dhe pasi e bleva, fillova biznesin tim, duke shëtitur të gjithë personat që janë kuriozë që të shikojnë vendin e tyre në miniature, të fluturoj mbi male, kodra, dete e lumenj.

Prej sa kohe e ushtron binesin tuaj me balonën ?
Kam filluar të merrem me këtë biznes tre vitet e fundit, pra në vitin 2014. Fillimisht e ushtrova si profesion të dytë në Itali. Por vendosa që të kthehesha në Shqipëri, e ta hapja këtë biznes edhe këtu. Në Shqipëri kam një vit që e ushtroj si profesion.

Sa fitoni nga ky biznes?
Në fakt biznesi me balonën është ende në fillimet e tij. Madje jam ende duke u marrë me documentat. Por mund të them se është profesion që duket mjaft premtues për të ardhëmen. Një person që dëshiron të bëj xhiro, duhet të paguaj 100 euro. Balona nuk niset asnjëherë nëse nuk ka 5 pasagjerë, pasi një fluturim kërkon goxha kosto, por sigurisht, qe të funksionoj si biznes , duhet të përballoj edhe koston e shpenzimeve. Përllogaritet, që nga një fluturim të përfitohen 500 euro. Hot Air Balloon Albani funksion si në agjensi turistike e cila pëfshin paketa të ndryshshme.

Sa e pranon kultura shqiptare këtë profesion, a janë skeptik apo guxojnë të flutrojnë me balonë?
Në fakt, këtu në Shqipëri njerëzit nuk janë mësuar ende me këtë sport le të themi. Shëtitjen me balonë e shikojnë me dyshim, pasi kanë frikë. Nuk janë mësuar me këtë ide, pasi është e re për Shipërinë. E them këtë, pasi shpesh herë kur gjej një vend për tu ulur, mblidhen fëmijë dhe pleq dhe e shikojnë si diçka të çuditshme zbritjen e balonës në tokë, por njëkohësisht edhe me syrin kurioz. Unë jam i vetmi në Shqipëri që e ushtroj këtë profesion, dhe sigurisht që duke futur një frymë të re, është paksa e vështirë, si në menatalitetin shqiptarë, por edhe në përpilimin e dokumentave, të cilat bëhen për herë të parë. Por do ta quaja edhe si avantazh për biznesin tim, duke qenë i vetëm në këtë profesion, pa konkurrentë.

A është e frikshme të udhëtosh me balonë? A ka patur ndonjë klient që është frikësuar edhe ka kërkuar të kthehet mbrapsht?
Jo nuk është e frikshme, është ideja që të frikëson, mendimi se fluturon lartë dhe ndodhesh vetëm në një kosh, pa bazament. Edhe unë fillimisht kam patur fikë nga lartësitë. Por pasi e provova, kuptova që nuk ishte farë e frikshme. Do të veçoja vetëm momentin e ngjitjes, e cila do pak kujdes, ku pasagjerët duhet të mbahen fort në litaret e koshit, pasi ngjitja behët pak me shpejtësi. Por sapo ngjitesh lart, teksa i kalon pengesat, ecja është shumë e ngadaltë, sa ti nuk e ndjen fare, po vetëm shijon peizashin fantastik. Deri më tani nuk e kam kalur një eksperiencë të tillë. Por në rast se ndonjë klient, frikësohet, nuk mund të kthehemi në vendin ku u nisëm, pasi balona nuk kthehet asnjëherë mbrapsht. Kjo ndodh sepse era nuk të kthen asnjëherë në drejtim të kundërt, ajo vetëm, të sposton lindje-perëndim. Në këtë moment bëjmë ulje emergjente, ku shikojmë një tokë të lirë, ku nuk ka banesa pranë.

Cilat kategori moshe zakonisht e frekuentojnë këtë eksperiece?
Më së shumti janë persona të moshës 30-40 vjeç që guxojnë të shëtisin me balonë.Vijnë shpesh edhe çifte të cilët bëjnë sete fotografike për dasamat e tyre, por sigurisht kjo ndodh më së shumti gjatë verës.

A ka ndonjë kriter se kush person mund të fluturoj me balonë?
Rekomandohet që gratë shtatzana si dhe fëmijët nën moshën 12 vjeç të mos e provojnë. Si dhe ata persona që kanë fobi lartësitë.

Cfarë duhet të bësh për të ngjitur balonën?
Fillimisht duhet të shikoj motin, nëse është e përshtatshme për fluturim apo jo. Momenti më i mirë është në mëngjes herët dhe pasiditë vonë. Në dimër është më e përshtatshmë sesa në verë, për shkak të erave dimërorë që të ndihmojnë për lëvizjen e balonës. Sigurisht ngjitja e balonës realizohet në çdo stinë të vitit, por në verë, për shkak të temperaturave të nxehta kërkon më shumë kujdes dhe përqëndrim për plotimn e balonës. Më pas duhet montimi i balonë, montimi i koshit, fryrja e topit të balonës. Sigurisht të gjitha këto nuk i bëj i vetëm, me duhen minimalisht edhe dy persona të tjerë. Si dhe ajo që është më kryesorja, duhet të marrë leje nga Aviacioni Civil për fluturimin, si dhe të raportoj çdo 30 minuta se ku ndodhem dhe si po ecen fluturimi, nëse ka ndonjë problem apo jo.

Ku bëhet nisja e balonës?
Kemi kërkuar leje që nisja e balonës të realizohet në disa vende të përshtatshme si Kepi i Rodonit; Arbanë, Tiranë; Fushas, Tiranë; Pezë,Tiranë; Rrubjekë,Maminas; Bishtë Kamëz; Hamallaj,Gjiri i Lalzit; Liqeni Fushë-Krujë; Qërret; Divjakë; Peqin; Belsh; Murriz, Kozarë.

Sa zgjat një udhëtim me balonë?
Zakonisht fluturimi zgjat deri në 90 minuta.

Si funksionin fluturimi me balonë?
Balona fluturon nëpërmjet rrymave të erës dhe gazit e cila digjet dhe shndërrohet në flakë, sa më shumë e hap gazin aq më lart ngjitesh.

Të pëlqen më shumë kuzhina apo pilotimi i balonës?
Kjo është një pyetje e vështirë. Puna në kuzhinë është mirë ,pasi punon brenda profesionit që ti ke investuar. Ndërsa puna me balonën është e veçantë, është më emocionuese. Nëse do të duhej të bëja një zgjedhje mes dy profesionëve, do të zgjidhja pilotimin e balonës.

Cili profesion të siguron më shumë të ardhura?
Momentalisht fitoj më shumë nga kuzhina, pasi biznesi si pilot balone ka ende nevojë për tu njohur nga të tjerët e për tu reklamuar. Por jam i bindur se profesioni si pilot balone më duket mjaft premtuese për të ardhmen.

Si mund tju gjejnë njerzit që duan të bëjnë shëtitje me balonë?
Në fakt deri tani, klientët i sigurojmë nëpërmjet shoqërisë, duke shpërndarë kartvizita. Por të gjithë të interesuarit mund të na kontaktojnë në adresën tonë në facebook dhe instagram ‘Hot Air Balloon Albania’.

Cilat janë objektivat e tuaj për këtë profesion?
Synimi im është që të rris klientelën që duan të fluturojnë me balonë. Por kam edhe ëndërr, që mendoj se do ta relizoj një ditë, të ndërthur të dy profesionet e mia në një, të gatuaj për klientelën në balonë. 

[gallery]20662[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Skema e mashtrimit në Tiranë/ 53 mln lekë dëm shtetit duke shmangur detyrimet tatimore, 1 në burg, 3 detyrim paraqitje! Të përfshirë edhe zyrtarë të administratës

Skema e mashtrimit në Tiranë/ 53 mln lekë dëm shtetit duke shmangur detyrimet tatimore, 1 në burg, 3 detyrim paraqitje! Të përfshirë edhe zyrtarë të administratës