TIRANË – Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka deklaruar rreth orës 12:00 se nga të dhënat e mbledhura në terren rezulton se deri në këtë orë, kutive të votimit i janë drejtuar 23.5% e zgjedhësve shqiptarë. KVV-ja gjithashtu ka vënë në dukje se procesi i i votimit po shoqërohet me një tension të brendshëm, pavarësisht se në dukje shfaqet i qetë.
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë deklaroi dje se 1700 vëzhguesit e tij do jenë sot në krye të detyrës dhe nga raportimet e para, sipas tij, është konstatuar që në orët e para të mëngjesit, pjesëmarrja e larta e votuesve, që duhet inkurajuar.
KVV-ja vuri në dukje edhe problemet që u hasën, përfshirë edhe rastin e Laçit, ku iu shprehën ngushëllimet e rastit familjarëve të viktimës. Nga raportet vërehet se “hapja e qëndrave të votimit ka pasur disa probleme: disa nuk janë hapur në kohën e duhur, disa kanë pasur ngatërresa në materiale, në kutitë etj.
Në qarkun e Korçës, psh, një qendër ka qënë e mbyllur sepse kanë dashur të votojnë 3 zgjedhës njëkohësisht; është evidentuar rasti i Sanxhakut, ku komisionerët e PS-ja janë larguar sepse janë frikësuar nga persona të caktuar.
Më pas, nga apelet që janë lëshuar qoftë nga politikanët përkatës apo media se sapo ka nisur votimi në dy qendra të Sanxhakut në mënyrë shumë më të qetë. Gjithashtu, në Tiranë, ka pasur raste ku votuesve u është bërë thirrje për të votuar forca të caktuara dhe është tentuar të votohet në grup, ka pasur votim pa kartë identiteti etj.
Në Shkodër psh, ka pasur mungesë baze materiale dhe komisionerët kanë ngulmuar që qendrat të hapen në një kohë, duke e shtyrë orën e votimit.
Nga të dhënat rezulton se 23% e votuesve janë drejtuar për votim dhe KVV-ja i ka bërë thirrje publike, qytetarëve, të mendojnë për zgjedhjen e tyre dhe t’u drejtohet kutive pa u shqetësuar nga deklaratat e liderve të ndryshëm politikë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com