KVV Konferencë Ndërkombëtare
mbi Demokracinë e Drejtpërdrejtë

KVV Konferencë Ndërkombëtare<br />mbi Demokracinë e Drejtpërdrejtë
Organizata KRIIK Albania, në bashkëpunim me Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë (KVV) organizojnë Konferencën Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë”, në datat 2-3 shkurt 2017. 

Konferenca synon të nisë një diskutim publik mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse, mekanizma efiçentë që mundësojnë llogaridhënien e përfaqësuesve të zgjedhur e të zyrtarëve publikë, dhe nevojën për të adresuar rregullimin e së drejtës së qytetarëve për të marrë pjesë plotësisht në proceset vendimmarrëse të vendit.
 
Folësit në Konferencë do të jenë ekspertë ndërkombëtarë mbi çështjet e demokracisë së drejtpërdrejtë, përfaqësues të lartë të trupës diplomatike në vend, institucioneve përgjegjëse, partive politike, dhe përfaqësues të shoqërisë civile të angazhuar në çështjet e përfaqësimit qytetar.
 
Momenti i organizimit të Konferencës është një mundësi e mirë për adresimin e kësaj çështje madhore nga partitë politike që në fushatën zgjedhore për Zgjedhjet e 18 Qershorit 2017.

Adresim i cili vlen të ndiqet më pas nga të mandatuarit e rinj, veçanërisht nga mazhoranca qeverisëse, në konkretizimin e formave direkte të demokracisë së drejtpërdrejtë, si edhe mekanizmave të tjerë ligjorë që synojnë të fuqizojnë vullnetin qytetar.
 
Konferenca Ndërkombëtare “Ne Populli; Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë” bëhet e mundur falë mbështetjes financiare dhe kontributit të veçantë të Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, si dhe mbështetjes financiare të Ambasadës së Vendeve të Ulta në Shqipëri dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri.
 
Programi i Konferencës do të zhvillohet në gjashtë sesione, katër prej të cilave do të zhvillohet gjatë gjithë ditës së parë në datën 2 shkurt dhe dy sesionet e tjera do të zhvillohen në gjysmën e parë të ditës pasardhëse, datë 3 shkurt 2017.
 
Në mbyllje të Konferencës parashikohet të prezantohet Dokumenti Paraprak Konkluziv, me çështjet kryesore të ngritura përgjatë Konferencës nga pjesëmarrësit, si dhe mënyra sesi do të finalizohet në vazhdim ky dokument.

Ky Dokument së bashku me diskutimet e referuesve do të bëhen pjesë e një botimi final mbi Konferencën.
 
Ftojmë gazetarët të marrin pjesë dhe të pasqyrojnë Konferencën.
 
Konferenca do të mund të ndiqet online nëpërmjet faqes së internetit www.zgjedhje.al, si dhe në faqet Facebook të organizatës KRIIK dhe KVV




  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve