KVV: Dokumenti për reformën
zgjedhore është domosdoshmëri
PDF/Letra e koalicionit të vëzhguesve

KVV: Dokumenti për reformën<br />zgjedhore është domosdoshmëri<br />PDF/Letra e koalicionit të vëzhguesve
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë (KVV) përmes një Letre të Hapur, përgëzon nisjen e punimeve të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
 
Në vazhdimësi të mesazheve të përcjella nga lidershipi politik në Konferencën Kombëtare me temë “Korrupsioni zgjedhor; Nevoja për një reformë elektorale të thelluar dhe gjithëpërfshirëse”, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë nxit veprimtarinë e këtij Komisioni për një reformë të plotë dhe gjithëpërfshirëse.
 
Tradita e deri më sotme e proceseve të reformave të kuadrit ligjor zgjedhor, thotë Koalicioni,  ka provuar për një vendimmarrje ekskluzive të dakortësisë së binomeve politike, duke u diferencuar nga bashkëpunimi me institucionet ligjërisht përgjegjese dhe aktorët e tjerë me interes në çështjet zgjedhore.

Për shkak të moszbatimit ende të kërkesave kryesore të Ligjit “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik” si ndërtimi i Regjistrit Elektronik, të kompleksitetit dhe trysnisë politike që mbart puna e këtij komisioni dhe veçanërisht të traditës së deri më sotme, Koalicioni sheh si domosdoshëm miratimi i një protokolli apo procedure të veprimtarisë së Komisionit që sapo ka nisur mandatin.
 
Ky përcaktim rregullash pune, shton Koalicioni duhet të shërbejë në realizimin e informimit publik dhe bashkërendimin e konsultimeve me partitë politike jo parlamentare dhe organizatat jo qeveritare dhe aktorët e tjerë të interesuar.

Tërësia e rregullave proceduriale duhet të përpiqet të krijojë imunitet të vendimmarrjes së komisionit parlamentar ndaj izolimit politik, dhe të mundësojë kushtet më oportune për të marrë ekspertizën më të mirë nga agjentët me përvojë në proceset zgjedhore.
 
Nëpërmjet Letrës së Hapur të bërë publike, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë paraqiti edhe 10 rekomandimet e tij në hartimin e procedurave të punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore.

Rekomandimet kanë për qëllim vendosjen e standardeve në një proces diskutimesh sa më transaparent, që në fund do të mund të konkludojë jo vetëm me një tekst ligjor, por do shoqërohet edhe me publikimin e tërë propozimeve, amendimeve, drafteve legjislative, të cilat do të kenë shoqëruar diskutimet në Komision.
 
Ky gjurmim legjislativ do vlejë jo vetëm në mbarëvajtjen e vetë reformës që sapo ka nisur, por do vlejë jashtëzakonisht si trashëgimi legjislative si dhe në interpretimin e duhur ligjor përgjatë jetës institucionale ashtu edhe në reformat e ardhshme që do të pasojnë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë