Muzikanti i njohur amerikan, Lenny Kravitz ka surprizuar një fans 5-vjeçar, gjatë pjesëmarrjes në emisionin e Ellen DeGeneres.

Justin Wilson II është një ndër talentet më të reja që luan në bateri dhe interpretoi këngën e “Are You Gonna Go My Way” të yllit amerikan.

Ai ishte vetëm 18 muajsh kur filloi të luante në bateri dhe është shumë i talentuar.

Ndërsa gjatë pjesëmarrjes së dytë ai  interpretoi këngën “Fly Away”, por kësaj radhe e priste një surprizë e madhe, ku Kravitz u shfaq papritur në skenë për ta befasuar djaloshin.

Justin i habitur filloi të bërtasë ndërkohë që Lenny iu afrua dhe e mori në krahë.

Duke qenë se djaloshi është fans i "Spiderman", atij i erdhën edhe shumë dhurata të tjera.