Një 33-vjeçar nga Saranda ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme. 33-vjeçari me inicialet S.I ishte i shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur më 8 shkurt të këtij vit. Në këtë datë i arrestuari së bashku me një tjetër person tjetër me incialet, A.L , (i arrestuar në flagrancë në kohën e ndodhjes së ngjarjes), kanë kanosur me armë zjarri dy shtetas të tjerë për motive të dobëta.
Ndaj 33-vjeçarit rezulton që gjykata e Sarandës të ketë dhënë ndaj tij masën e sigurisë 'arrest me burg' më 13 shkrut 2019. Ndërsa mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale "Kanosja", "Prishja e qetësisë publike" si dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".
Komento