KËRKESA/ I dënuar me burg përjetë, Dritan Dajti hap gjyq të ri në Elbasan: Të mos njihet vendimi i Krimeve të Rënda, gjyqtarët nuk firmosën! Mungon urdhri i prokurorit
Dritan Dajti gjatë një videokonference, në seancë gjyqësore në Elbasan
Elbasan- I dënuari me burgim të përjetshëm, Dritan Dajti, ka hapur një proces të ri gjyqësor, ku kërkon që të mos zbatohet vendimi i dhënë një dekadë më parë nga Krimet e Rënda, duke pretenduar parregullsi ligjore të rënda.
I dënuari për vrasjen më 9 Gusht 2009 të 4 agjentëve të Antidrogës në Durrës gjatë një operacioni, ku dhe vetë mbeti i plagosur, po bën një tjetër përpjekje për lirim nga burgu.
Përmes avokatëve të tij, Dajti ka depozituar një kërkesë penale në Gjykatën e Elbasanit, që mban datën e sotme (23 Shtator), ku kërkon:
“Konstatimin dhe deklarimin e pamundësisë së vënies në zbatim të vendimit, pasi ligjërisht rezulton i pavlefshëm dhe për faktin se urdhri i prokurorit për vënien në zbatim të vendimit nuk ekziston”.
Bëhet fjalë për vendimin nr. 95, të 23 Korrikut 2014 të ish-Gjykatës së Krimeve të Rënda të Shkallës së Parë.
Sipas Dajtit, ky vendim është i pavlefshëm, për shkak se i mungojnë nënshkrimet e 4 anëtarëve të trupit gjykues. Po sipas pretendimeve të Dajtit, urdhri i ekzekutimit të prokurorit për ekzekutimin e këtij vendimi nuk ekziston.
Më 11 qershor 2024, Gjykata e Lartë prishi dënimin e Apelit për dënimin me 25 vite të Dajtit, duke e dënuar përjetë.
Ndërkohë, më herët Dajti i është drejtuar Gjykatës së Elbasanit me kërkesë për lirim nga qelia, pasi, sipas tij, e ka konsumuar dënimin me 25 vite dhe se prej 17 gushtit 2024 po qëndron në qeli në kundërshtim me ligjin.
Dritan Dajti aktualisht po e vuan dënimin e tij në Burgun e Peqinit.
Në procesin për llogaritjen e viteve të dënimit ka dëshmuar nga burgu me videokonferencë, sepse Burgjet për shkaqe sigurie dhe frika e ndonjë arratisjeje, (referuar precedentit të tij të mëparshëm), nuk e morën përsipër transportin në Gjykatën e Elbasanit.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7373
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Iu gjet 130 litra naftë e kontrabanduar në shtëpi arresrohet, 29 vjeçari
23 Nëntor, 13:49
-
Elbasan/ Ushtroi dhunë ndaj babait dhe i vodhi paratë, në pranga 31 vjeçari
23 Nëntor, 13:36
-
Moti i keq/ Era e fortë dhe shiu i dendur ‘pushtojnë’ Elbasanin
22 Nëntor, 18:09
-
Elbasan/ Aksident në Belsh-Kuçovë, makina del nga rruga, plagosen shoferi 21-vjeçar dhe pasagjerja
22 Nëntor, 17:44
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
Apeli i Posaçëm shpall vendimin për Bandën e Cërrikut! Tre anëtarë dënohen me burgim të përjetshëm
21 Nëntor, 19:42
-
Bashkia Cërrik feston 72-vjetorin e krijimit
21 Nëntor, 17:33
-
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-kryebashkiakut të Himarës, mbetet në fuqi vendimi i Apelit për sekuestron e apartamentit të Jorgo Goros
21 Nëntor, 16:22
-
Sondazhi i Report Tv/ PS merr 9 mandate dhe PD me 5 deputetë në Qarkun e Elbasanit
20 Nëntor, 21:11
-
Ylli i ri i peshëngritjes shqiptare, Kristi Muça fiton medalje në Bullgari
20 Nëntor, 19:25
-
Përfaqësuesja e SHBA-së takon kreun e Gjykatës së Lartë, i nxit të vijojnë ushtrimin e funksioneve me integritet dhe profesionalizëm
20 Nëntor, 18:22
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
Ky po doli nga burgu 70 vjec ,deri atehere te haj mut se dhe te duan gjykatësit ta lirojnë se lirojnë dot sepse gjyqësori eshte gjithe kohes ne monitorim e ne tension nga USA.
PërgjigjuPo perpelitet si ngjale e gozhduar gati per t'u rrjepur,por aty e ka vendin dhe t'a quaj veten me fat,se po te ishte ne U.S do te kishte ngrene shiringen,ose karrigen elektrike.
PërgjigjuPse harxhoni letra e boje per te tille kriminele....
PërgjigjuKushdo ka drejten e zotit dhe te ligjit te mbrohet. Aq me teper per gjykatat e leshit qe kemi ne.
PërgjigjuAshtu sic i grumbulloi parate, ashtu po i ikin neper avokete dhe gjyqe. Pasi per te dale nuk del edhe 30 vite.
PërgjigjuTë kalben në burg përhetë të gjithë ata që marin jetë njerëzish dhe duhet të jetë dënim i formës së prerë pa të drejtë apelimi , nuk duhet të harxhoj kohe dhe lekë shteti me këta psikopat por ti mbylli te vëndi deri sa të vdesin
PërgjigjuTe kuptoj qe ke ndjenjabte thella per ligjin je keshtu i pervuluar por policet kishin vajt per gjob/grabitje se e dishin qe kish na 300mij euro me vete dhe jo per ta arestuar por nejse pervec ketij, arsyeja qe jan mekanizma si apel e gjykata e lart klgj etj eshte sese ndodhin edhe gabime edhe mos te len njerez te pafajshem ne burg si ne gjith boten por ketu esht ndryshe sepse nuk la te bej me "gabime" te sistemit por po spagove ti thon ata neve te bejm gropen keshtu qe kot mundohet zotria me apele ose te dergoj dike po ka akoma njerez e te mari peng ndonje familjar te gjyqtares/gjyqtarit ose ti kepusi ndonje vlla/baba/femij/nip/mbes etj edhe vetem keshtu mund te meresh vesh me kta ktegorish "prokuroresh" edhe "gjyqtaresh se perndryshe ske gje ne vij. (Te dergoj njerez se vet esht me te perjetshem po kush se ka te perjetshem duhat ta qiras nje nga kta se vetem keshtu nxen mend keta). Si shikon cdo jav neper fiks e neper stop cfar bejn? E ne fund marin nje "detyrim paraqitje" ose burgu i konvertohet se koleget e tyre i gjykojn. Duuhen prekur atje ku i dhemb por jo 1, flasim 10-20-30 qe te nxen mend te tjeret...
Problemi eshte se ky tipi paska tall trapin 10 vjet duke e ditur qe vendimi eshte e pavlefshem dhe tani e deklarin per te dale. Kushedi cfare hile luhet nga shteti qe duan ta nxjerrin se ska mundesi qe te zhduken firmat e 4 gjyqtareve dhe prokuroret te mos nxjerrin urdher ekzekutimi per ta mbajtur me burg te perjetshem