TIRANË- Dy rrugë në Tiranë do të mbeten pa drita ditën e nesërme.
Bëhet fjalë për rrugën "Besim Alla” dhe “Robert Shvarc". Shkak për këtë janë punimet që po bëhen për mirëmbajtjen e kabinave.
Dritat do të fiken nga ora 09:00-17:00.
"Në kuadër të investimit që po kryhet për mirëmbajtjen e kabinave, nesër, 23 gusht gjatë intervalit kohor 09:00-17:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:Rruga “Besim Alla”, rruga “Robert Shvarc", njofton OSHEE.
Komento