Një nga fshatrat më të veçantë në Shqipëri, me një histori që shkon mijëra vite pas në kohë, është Lini në Pogradec.

Sipas studimeve arkeologjike të kryera prej vitesh, vendbanimi i kësaj zone rezulton rreth 2000 vite më i vjetër se vendbanime të ngjashme në Zvicër, duke e renditur ndër më të hershmit në Europë.

I vendosur buzë liqenit të Ohrit, Lini dallohet për arkitekturën karakteristike, shtëpitë prej guri dhe strukturën e ruajtur ndër vite, duke mbetur një nga zonat më autentike në vend.

Këtë e ka theksuar edhe ministri Blendi Gonxhja, i cili e cilëson Linin si një thesar të rrallë të trashëgimisë kulturore.
“Mirëmëngjes nga fshati piktoresk i Linit, në Pogradec, një thesar i rrallë i trashëgimisë sonë kulturore që tashmë është shpallur pasuri kulturore e paluajtshme si “Ansambël Arkitektonik Urban” me vendim të Këshillit të Ministrave. Një vendim i cili synon jo vetëm mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave unike historike e arkitektonike të Linit, por edhe restaurimin dhe administrimin e tij, duke përcaktuar qartë zonën mbrojtëse, rregullat dhe përgjegjësitë institucionale për të siguruar që ky destinacion i veçantë të ruhet dhe të trashëgohet ndër breza",u shpreh ai.
Një ditë më parë, qeveria e shpalli Linin pasuri kulturore e paluajtshme si “Ansambël Arkitektonik Urban”, një status që synon të garantojë ruajtjen e tij për të ardhmen.
Komente











Fshati duket i bukur dhe shume mire qe po e mbrojne z.Gonxhja,por Djalli eshte ne detaje.Dje kur lexova VKM thuhej se po shpallej si Ansambel arkitektonik urban /NJE ZONE/ e fshatit Lin.Si t'a kuptojme kete,merret i gjithe fshati ne mbrojtje,apo vetem /nje zone/e tij?! Nese qendron kjo e dyta,atehere Fatmir Bektashet me shoke do te bejne realitet ate per te cilen perfliten nga banoret e zones.Pra zoteri ju duhet te sqaroni,,eshte i mbrojtur /i gjithe fshati/,apo vetem /nje zone/e tij?!
Përgjigju2000 vite me i vjeter se Zvicra, por 500 vite mbrapa si pasoj e politkes qe kan interesat me shum per se sa shtetrore, dhe mbrapambetura ketu mbatet tek qytetaret qe rrin si huta dhe nuk ndermarrin asgje, mbase as ne zgjedhje nuk dalin. Krenohuni me histori por mos u beni pjes e historis ku ardhmeria do te ju gjykoj qe keni qen dembele/dembela per shtetndertim dhe mirqenje