Të enjten është shënuar 14-vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Qytetarët zgjodhën mënyra të ndryshme për të festuar, por shumë prej tyre mbanin në duar simbolet e shtetit. Një i moshuar ka treguar se në portofolin e tij e mban fotografinë e ish-Presidentit Historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

I moshuari që kishte dalë në shesh për ta festuar 14-vjetorin e shtetësisë, tha se fotografinë e Rugovës e mban në portofol që prej shumë vitesh.

“Ky e ka bërë pavarësinë. Që kur ka qenë Rrugova, unë e kam pasur me vete këtë fotografi. Babin tim s’e mbaj, Rrugovën e mban në xhep, se ky më ka shpëtuar”, ka deklaruar i moshuari.