'Ky sezon nuk do jetë normal', nënkryetari i bashkisë së Durrësit: Po synojmë të thithim turistë nga vendet baltike

'Ky sezon nuk do jetë normal', nënkryetari i bashkisë së Durrësit: Po synojmë të thithim turistë nga vendet baltike

Nënkryetari i bashkisë Durrës, Florian Tahiri, thotë se Durrësi do të ndiejë në turizëm pasojat e peripecive që kaloi këtë vit. Sipas Tahirit tërmeti dhe koronavirusi patjetër që do të japin ndikimet e veta, por sipas tij bashkia po përpiqet të udhëzojë bizneset e lidhura me këtë sektor që sezoni turistik të jetë sa më normal.

"Jemi koshient, të vetëdijshëm, që ky sezon turistik do të jetë anormal, jo si vitet e tjera, do ketë vështirësitë e veta. Dihet që po diskutohet një draft përpara se të merret një vendim konkret, duke u këshilluar me tur operatorët dhe me bizneset q ëkanë si fokus turizmin. Distanca që do të ketë nga shezlloni nga shezlloni, ose çadra nga çadra nga çadra. Personat në plazh nuk duhet të bëjnë festa masive, apo parti, ose koncerte, që në sezonin turistik janë të shumta.

Janë disa këto nga masat që po diskutohen për momentin. Akoma nuk ka ardhur një paketë, por ministria e Turizmit po punon fort për këtë pjesë. Ne si bashki kemi bërë një ndihmesë, në këshill bashkiak, janë shtyrë të gjithë taksat për ato biznese që nuk kanë patur mundësi të operojnë në këtë periudhë, ndërkohë që edhe për ata që kanë qenë në aktivitet do bëjmë një lloj tolerim si përshembull të shtyjmë afatin e pagimit të taksave. Plus që të gjithë personat që jetojnë në banesa sociale kemi bërë të mundur që të shtyhet pagesa e qirasë.

Lokalet, baret, restorante, hotelet, do të kenë një numër më të ulët turistësh këtë vit, por janë disa vende europiane si Bjellorusia, Ukraine, vendet baltike, ose skandinave dhe po punohet që nga këto vende të vijnë turistët. Sakaq po punohet edhe që hotelet të marrin masat. Pra në kushtet që jemi të bëjmë më të mirën e mundshme,"-deklaroi fillimisht nënkryetari i bashkisë së Durrësit Florian Tahiri.

Më pas nënkryetari foli edhe për situatën që po kalon qyteti nën ndikimin e koronavirusit si dhe masat e mara nga bashkia: "Qyteti i Durrësit ka qenë qyteti me problematikat me të mëdha këtë periudhën e fundit. pas tërmetit erdhi dhe koronavirusi. Ne si bashki kemi bërë më të mirën e mundshme sepse kemi punuar në kapacitet të plotë dhe me orar të zgjatur. Aktualisht që flasim gjërat kanë marrë drejtimin e duhur përsa i përket rindërtimit dhe shumë shpejt do të pritet autputi dhe inputi. Përsa i përket koronavirusit ne jemi qyteti i dytë me numërin më të madhe të popullsisë në vend dhe në proporcion me bashkitë e tjera jemi shumë mirë. Mund të themi që masat që ka marrë qeveria, bashkia, dhe shto këtu sensibilizimin jemi shumë mirë.

Shumë forca të policisë janë në zonën e tregut agroushqimorë, ndërsa dy tregje industriale janë mbyllur. Aty çdo tregtar ka doreza dhe po ashtu edhe qytetarët nuk mund të hyjnë pa masa mbrojtëse. Tani është vendosur edhe tuneli i dezinfektimit."

Ne.k./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 23/04/2020 17:38

    Jo more me ate sherbim dhe ato cmime? Jo jo në asnje menyre, nuk vjen njeri. Po nuk u mesuat te mbani cmimet sa percakton ligji, nuk do vije askush!

    Përgjigju
  • A. N.: 23/04/2020 13:50

    Ka te drejte sepse normal do jete per ata biznese qe ishin bosh shumicen e kohes dhe sherbenin sa per pastrim parash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë