Një grup të rinjsh që performojnë muzikë falas në rrugë e qytetit vendosën të organizoheshin së bashku në një mision tepër humanitar. Me një krye këngëtarin Stuart Edge ata organizuan një spektakël në qytetin Salt Lake ku personazh kryesor ishte një njëri i pastrehë të cilit i kishin përgatitur një surprizë të pabesueshme. Pasi e ftojnë të riun e pastrehë të bashkohet me ta vetëm për t’i ndihmuar me goditjen e duarve atë realizojnë një performancë mbresëlënëse që tërheq vëmendjen e një publiku të gjerë.
 
 Të mrekulluar nga muzika dhe performanca e të rinjve shumë vetë u bashkuan në shfaqjen e tyre më këndim dhe kërcim duke e kthyer shfaqjen në një spektakli të vogël dhe shumë të ndjerë. Gjatë gjithë kësaj kohe në valixhen e kitarës së hapur në tokë publiku entuziast hedh vazhdimisht para si kontribut për të rinjtë që këndojnë.
 
Dhe duket se bamirësia e tyre është tepër e madhe pasi ajo vazhdon të mbushet me kontribute të përzemërta. Dhe surpriza vjen në fund, kur grupi i të rinjve këngëtarë lajmërojnë se fatlumi në këtë ditë është djali i pastrehë, pasi kjo u organizua e gjitha për të mbledhur fonde që do të jenë një ndihmë e madhe për të.
 
I emocionuar ai falënderon të rinjtë për veprimin shumë bujar dhe tepër njerëzor, që mund të ndryshojë përgjithnjë besimin e këtij të pafati në pozitivitetin njerëzor.