Kylian Mbappe vazhdon të bëjë shumë mirë me fanellën e Real Madridit. Sulmuesi francez ka arritur shifrën e jashtëzakonshme prej 86 golash në të gjitha garat gjatë dy sezoneve të tij të para me gjigantët spanjollë, duke barazuar rekordin historik të Cristiano Ronaldo.

Mbappe realizoi 44 gola në sezonin 2024-25 dhe 42 gola në sezonin 2025-26, duke arritur totalin prej 86 golash në vetëm dy vite te madrilenët. I njëjti numër ishte regjistruar edhe nga Ronaldo në fillimin e aventurës së tij në Madrid, me 33 gola në sezonin 2009-10 dhe 53 në sezonin 2010-11.

Veç këtij rekordi, Kylian Mbappe për të tetin vit radhazi është shpallur golashënuesi më i mirë i kampionatit ku luan. Këtë sezon vetëm në La Liga ai shënoi 25 gola.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ La Liga mbyll sezonin, kampionët e Barçës lëshojnë në 'Mestalla'! Real Madridi fiton me 4 gola, Vedat Muriqi shënon në rrëzimin e Mallorcas