Gjatë një interviste për revistën Vanity Fair, këngëtarja ka pohuar se është ndier shumë keq kur është komentuar për faktin se ajo i është nënshtruar boksit. “Kjo më zemëroi vërtet. Sigurisht reklama që bën Jane Fonda se sekreti i bukurisë është çështje gjenesh, por nuk duhet të mohojmë se të gjithë duan të dëgjojnë thashetheme se cili prej artistëve bën operacione plastike”. Ajo ka pohuar se ndihet e fyer nga komentet, duke pohuar se përse e gjithë kjo ndodh vetëm ndaj femrave? “Njerëzit janë të interesuar të mësojnë se kush prej artistëve të njohur femra ka bërë operacione plastike, e në fakt është heshtur kur George Clooney bëri operacion për të hequr rrudhat. Po pse? Sepse ai është një mashkull? Fundja edhe ai është artist! Kjo është pyetja që unë ngre për gazetarët, pse pikërisaht femrat duhet të diskriminohen për shkak të operacioneve plastike”-ka përfunduar ajo.