TIRANE - Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme dhe Demokraci të Qëndrueshme (KZLNDQ), prezantoi projektin për monitorimin e zgjedhjeve lokale 2015.
KZLNDQ do të angazhojë 90 vëzhgues afatgjatë në të 90 të Zonat e Administrimit Zgjedhor(ZAZ), 1000 vëzhgues afatshkurtër në 1000 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë, si dhe do të monitorojë deri në fund numërimin e votave në 90 ZAZ.
KZLNDQ do të përfshijë parimet statistikore në lidhje me planin e vendosjes së 1000 vëzhguesve në ditën e zgjedhjeve. KZLNDQ përmes realizimit të këtij projekti do të monitorojë të tria fazat e procesit elektoral:fushatën parazgjedhore, ditën e zgjedhjeve dhe numërimin e votave.
Përveç monitorimit të ZAZ-ve, KZLNDQ do të vëzhgojë edhe veprimtarinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Komisioneve të Qendrave të Votimit dhe Kolegjit Zgjedhor. “Qëllimi kryesor i vëzhgimit të zgjedhjeve nga ana e KZLNDQ është paraqitja me transparencë dhe me të dhëna konkrete të procesit zgjedhor, vlerësimi i tyre në përputhje me standardet ndërkombëtare të gjithë pranuara dhe praktikat më të mira ndërkombëtare lidhur me zgjedhjet, si dhe formulimi i rekomandimeve për përmirësim në zgjedhjet e ardhshme“, tha Mirela Arqimandriti, drejtuese e skuadrës së projektit.
Sipas statisticienes, znj. Lauren Scora, kjo metodologji do të zbatohet në numrin total prej 5344 qendrash votimi për të zgjedhur 1000 prej tyre. Nëpërmjet përzgjedhjes së një kampioni rastësor qendrash votimi rezultati do të ekstrapolohet për të gjithë vendin me një kufi gabimi midis 3 dhe 5 % dhe nivel besueshmërie rreth 95 %.
“KZLNDQ e ka zbatuar këtë metodologji edhe në dy raste të tjera me shumë sukses, por suksesi kryesor janë qytetarët të cilët kryejnë vëzhgimin me përpikmëri dhe seriozitet sipas udhëzimeve të marra. Kësaj radhe, KZLNDQ ka një skuadër prej 20 ekspertësh të fushave të ndryshme të cilët do të menaxhojnë punën e rreth 1200 qytetarëve në çdo njësi administrative”, tha Erjona Mulellari, drejtore Ekzekutive e KZLNDQ-së.
KZLDQ, planifikon të publikojë raportime të herëpashershme gjatë procesit parazgjedhor, përfshirë një raport paraprak përpara ditës së zgjedhjeve. KZLNDQ po asistohet teknikisht nga Instituti Demokratik Amerikan, NDI. KZLNDQ përbëhet nga 25 organizata partnere dhe nga qindra vullnetarë në të gjithë Shqipërinë.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com