Lëkundje tërmeti në zonën
jugperëndimore të vendit

Lëkundje tërmeti në zonën<br />jugperëndimore të vendit
Një tërmet me magnitudë 3 ballë është ndier gjatë orëve të para të ditës së enjte në vendin tonë. Tërmeti është ndjerë në qytetin e Vlorës, atë të Fierit, të Durrësit madje edhe në kryeqytet. Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Evropiane, epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Adriatik, rreth 34 kilometra në jugperëndim të qytetit të Vlorës. Tërmeti i parë është shoqëruar edhe nga disa lëkundje më të lehta. Nuk ka të dhënë për dëme materiale. Rreth 30 minuta para lëkundjeve të regjistruara në qytetin e Vlorës, ishulli i Kretës në Greqi është goditur nga një tërmet më i fuqishëm, 4.7 ballë, por pa të lënduar apo dëme materiale.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)


  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Putin: Ukraina do marrë përgjigje të merituar për sulmin në rajonin Kursk

Lufta/ Putin: Ukraina do marrë përgjigje të merituar për sulmin në rajonin Kursk