Denoncimi: Qytetarët që marrin me të drejtë kthimi biçikletat Ecovolis nuk i kthejnë më, ose i shesin për pak lekë. Ata mashtrojnë me vendbanimin në kartat e identitetit, i cili nuk rezulton të jetë ai që shënohet në ID.
TIRANE-Njëzet të rinjtë që qëndrojnë në stacionet e Ecovolis, një nismë që synon të rrisë ecjen me biçikletë, hasen çdo ditë me situata nga më absurde. Sipas tyre duke filluar që nga 25 marsi i këtij viti, kur edhe nisi ky shërbim, nuk u janë kthyer më ose më mirë u janë vjedhur 70 biçikleta, ndërsa në 27 raste të tjera vjedhja ka mbetur në tentativë. "Sa për të qeshur dhe për të ardhur keq ishte është rasti i rasti i Eduardit, i cili e kishte lënë peng biçikletën Ecovolis, në një qebaptore të Tiranës pasi nuk mund të paguante darkën. U detyruam të paguanim darkën e tij për të marrë sërish mbrapsht biçikletën", - na thotë Erjola Foto, një nga aktivistet e projektit për promovimin e lëvizjes me biçikleta. Më tej ajo shpjegon se biçikletat Ecovolis mund të merren nëpërmjet kartës së identitetit, (mënyra më e shpeshtë e përdorimit) dhe kartës Ecovolis (mënyra nëpërmjet anëtarësimit).Sipas saj rastet më të mëdha të vjedhjeve të biçiletave janë ata me kartë identiteti, pasi vendbanimi që kanë në ID nuk rezulton të jetë i vërteti, mgaqë kanë lëvizur prej kohësh. Ajo na shpjegon se denoncimi në polici tashmë është kthyer në një ritual të pashpresë pasi nuk përbën krim "serioz". "Në disa raste arrijmë t'i gjejmë këta persona nëpërmjet facebook dhe të marrim biçikletat mbrapsht nëpërmjet komunikimit apo "kërcënimit" se mund të jenë të kërkuar në facebook", - na shpjegon ajo. (shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës: 28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
Po
35.8%
Jo
59.7%
Deri diku
4.5%
Vota total: 288
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?