Visar Ymeri, kryetari i lëvizjes Vetëvendosje do të arrestohet.

Fakti është bërë publik nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ku kryetari i saj Hamdi Ibrahimi, ka konfirmuar se ndaj Visar Ymerit është lëshuar urdhër arrest, për të siguruar prezencën e të pandehurit në shqyrtimin gjyqësor, në pajtim me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale

Ndaj Visar Ymerit nuk është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, megjithatë është lëshuar urdhërarrest me detyrim që policia ta dërgojë atë në Qendrën e Paraburgimit.

Visar Ymeri akuzohet për rrahjen që kishte ndodhur më 2012-ën, ku të pandehurit akuzohen se i kanë shkaktuar lëndim të lehtë trupor deputetit Bekim Haxhiu.
 
Rrahja ndodhi në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)