Për herë të parë pas fitores së Kupës së Botës në Brazil, trajneri i ekipit kampion të Gjermanisë, Joakim Lëv ka pranuar që do të vazhdojë bashkëpunim me Federatën edhe për 2 vite të tjera deri në kampionatin Europian të 2016 që do të zhvillohet në Francë. “Nuk do të ishte mëkat nëse nuk do të vazhdoja detyrën, pasi ne u shpallëm kampion bote.
Megjithatë unë kam biseduar me drejtuesit e Federatës dhe kemi rëndë dakord që të vazhdojë punën në krye të ekipit të Gjermanisë. Kam pasur gjithmonë mbështetjen e Federatës dhe në momentet më të vështira.
Puna ime me kombëtaren nuk ka përfunduar ende, shumë gjëra të mëdha na presin. Kemi përpara Evropianin dhe do të ishte bukur sikur të triumfonim. Oreksi vjen duke ngrënë dhe këtë verë ne na u hap jo pak oreksi me fitimin e Botërorit” deklaroi ai për prestigjiozen “Bild”.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com